ARKATANA

Të shtëna armësh në brezin kufitarë Serbi-Kosovë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Jozyrtarisht mësohet se rreth orës 22:30 të së martës 27 gusht, në Malësinë e Bujanocit gjegjësisht rreth brezit kufitarë Sërbi-Kosovë, afër fshatit Priboc të komunës së Bujanocit janë dëgjuar të shtëna armësh që kanë zgjatur rreth 20 minuta.

Sipas burimeve të Bujanocinet-it të shtënat e armëve kanë qenë të kalibrave të ndryshëm dhe janë dëgjuar nga drejtime të ndryshme dhe pas gati 20 minutave ato kanë pushuar. Gjithnjë jozyrtarisht, pas pushimit të të shtënave në atë zonë janë vërejtur shujë lëvizje të forcave serbe.

FIDANISHTJA

Në atë pjesë të brezit kufitarë ka disa baza ushtarake serbe, njëra ndër to është jo më shumë se 3.km vijë ajrore larg fshatit Priboc të Bujanocit, e cila shtrihet përgjatë brezit kufitare, Sërbi-Kosovë.

Vlenë të theksohet se ushtria serbe disa herë ka arrestuar persona në atë zonë kufitare, në disa raste përsonat e arrestuar janë gjobitur me shuma të mëdha, edhe kullosat e bagëtive në atë zonë janë të rrezikuara sepse ato konfiskohen nga ushtria serbe.deri në momentet e publikimit të lajmit askush nuk ka dhënë hollësi të tjera rreth të shtënave, ndërkohë që situata aktuale në fshatrat e Malësi të Bujanocit mësohet se është e qetë./BN/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.