FIDANISHTJA

Të shmangen “afatet artificiale” dhe të mos keqpërdoret liberalizimi i vizave

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Në lansimin e fazës së re të Fushatës për liberalizimin e vizave, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka thënë se në rast të keqpërdorimit të procesit të liberalizimit ai mund të hiqet në çfarë do kohë.

Haradinaj ka theksuar se pas liberalizimit duhet zbatuar në përpikëri edhe obligimet që dalin nga kjo.

“Jemi mbledh me i shpjeguar qytetarëve tanë se lëvizja e lirë është një e drejtë, një liri, një privilegj, por i ka edhe disa obligime që duhet t’i dimë. Kjo është një punë jo e lehtë liberalizimi i vizave edhe kur jepet mundet me u sanksionuar pastaj. Me bo me u mërzit ndonjë vend anëtarë mund të propozoj pezullim tërheq çfarë do qoftë”, theksoi Haradinaj.

Në anën tjetër ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha bëri të ditur se kjo fushatë do të shkojë në çdo qytetet e fshat, duke porositur qytetarët e vendit se në rast të heqjes së vizave, ky proces nuk bënë të keqpërdoret.

Fundamenti

”Institucionet e Kosovës kanë punuar intensivisht për plotësimin e kritereve. Qytetarët janë ata që më së shumti po vuajnë nga mos liberalizimi i vizave. Tani jemi një hap afër, sfida e fundit është votimi në Këshill. Kemi ndërmarrë dhe po ndërmarrim hapa që të adresojmë shqetësimet e secilit shtet veç e veç. Fushata vetëdijësuese ka për qëllim kryesor qasjen tek qytetarët me informata të sakta se çka është dhe çka nuk është liberalizimi i vizave ku edhe sa mund të qëndrohet. Do të japim mesazhe të qarta se liberalizimi i vizave nuk guxon dhe nuk duhet të keqpërdoret”, u shpreh Hoxha.

Në anën tjetër shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ju ka kërkuar zyrtarëve të lartë shtetëror që të shmangin premtimet për afatet për lëvizjen pa viza në Zonën Shengen, duke u cilësuar si “afate artrificiale”.

“Akoma s’kemi arritur në cak. Vendimi përfundimtar ende nuk është marrë. Dhe tani varet nga Këshilli dhe vendet anëtare. Në këtë fazë nuk dihet se kur mund të merret një vendim i tillë. Kosova duhet të shmangë afatet artificale për lëvizje pa viza,” është shprehur Apostolova.

Edhe ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt tha se kjo formë e fushatës do t’iu ndihmojë jashtëzakonshmit shumë gjithë kosovarëve të cilët nuk janë të informuar rreth udhëtimit në Zonën Shengen. Ai shtoi se Gjermania do ta mbështes Kosovën në reforma. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.