FIDANISHTJA

Të ruhet prona publike

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Ramadan Ajvazi, qytetar është shprehur se ne kemi probleme të shumta në komunën tonë lidhur me pronën publike dhe kërkojmë nga kompetentet ta ruajnë pronën publike në tërë territorin e komunës.

Në kuadër të projektit “ Monitorimi i rasteve të kontesteve pronësore, zbatimi i gjuhës në seanca dhe përmirësimi i pjesëmarrjes së komuniteteve jo-shumicë në sistemin e drejtësisë ”, është mbajtur tryeza e rrumbullaket mbi “Pronën dhe të drejtat banesore” me përfaqësuesit e Gjykatës Themelore teëKamenicës, anëtarë të shoqërisë civile, avokat, organizata të rinjve, grupi i grave, media lokale dhe qytetarë.

Besime Tusha, projekt menaxhere në fillim të tryezës ka njoftuar të pranishmit lidhur me rendësin dhe realizimin e këtij projekti .”Qëllim ynë është informimi i publikut dhe zbatimi i të drejtave pronësore, gjithashtu qasjen e qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe ngritjen e njohurisë për komunitetet jo-shumicë në lidhje me të drejtat e tyre pranë Degës së Gjykatës Themelore në Kamenicë”.

Ndërsa, Zijadin Spahiu, përgjegjës i gjykatës themelore dega në Kamenicë, ka thënë se e drejta e pronës është elementare, shumica e lëndëve lidhen me pronën, numri i lëndëve të kontesteve pronësore arrin diku deri 40 %, lëndët civile kërkojnë një kohë më të gjatë për shqyrtim dhe ne marrim edhe masa të përkohshme” ka thënë Spahiu.

Mobi Casa

Naziktere Spahiu, përgjegjëse për pronë në Drejtorin e Gjeodezisë dhe Kadastrit ka thënë se në Ligjin për shitblerje të banesave, prona sipas ligjit duhet të regjistrohet në kadastër, ky regjistrim deri më tani është bërë me rregull, ne për çdo ditë kemi kërkesa për ndryshime bartje për regjistrimin e pronave, numri i lëndëve është i madh duke marrë parasysh se shpronësimi i bërë para vitit 1999 nuk është bërë bartja e pronës me kohë dhe ne po ballafaqohemi me këto kërkesa”, ka thënë ajo.

Ramadan Ajvazi, qytetar është shprehur se ne kemi probleme të shumta në komunën tonë lidhur me pronën publike dhe kërkojmë nga kompetentet ta ruajnë pronën publike në tërë territorin e komunës.

Në fund të tryezës dolën konkluzionet dhe rekomandime të përbashkëta lidhur me pronën dhe drejtat banesore.

Kjo tryezë u organizua në kuadër të projektit “ Monitorimi i rasteve të kontesteve pronësore, zbatimi i gjuhës në seanca dhe përmirësimi i pjesëmarrjes së komuniteteve jo-shumicë në sistemin e drejtësisë ”, që implementohet nga OJQ “NOPM” dhe financohet nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC), me fonde nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID)./rajonipress/