ARKATANA

Të rishikohet decentralizimi në Anamoravë

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Nga Betim Osmani – Decentralizimi në Anamoravë kishte përmbushur kritere të kërkuara nga Pakoja e Ahtisarit, mirëpo ky decentralizim në baza etnike u kundërshtua nga Kuvendi Komunal i Gjilanit, Vitisë, shoqëria civile dhe qytetarë të shumët. Dorën në zemër, lëvizja “Vetëvendosje” ishte dhe mbetet më e zëshmja kundër decentralizimit në Kosovë. Në vitin 2009 ishte realizuar edhe një peticion me mbi 30,000 nënshkrime kundër decentralizimit që e copëtoi rajonin e Gjilanit, por për çudi u injorua nga organet e shtetit.

Në kundërshtim me vullnetin e shumicës së qytetarëve, Gjilani humbi hapësirë në total prej 123 km/2, dmth nga 515 km/2 në 392 km/2 dhe si shpërblim që sakrifikoi territorin e vetë nuk morri asgjë. Përkundrazi, akoma vazhdon të diskriminohet në investime kapitale nga Qeveria e Kosovës. Ky decentralizim kompleks dhe shumë-dimensional i pa analizuar dhe studiuar mirë po i kushton shumë Anamoravës.

Decentralizimi i pushtetit, ofrimi i administratës publike më afër qytetarit dhe ofrimi i shërbimeve të shpejta është mëse e nevojshme, por jo ndarja e territorit në baza etnike siq ka ndodhur në Anamoravë. Në fakt, mos menaxhimi adekuat në nivel shteti, nivele rajonale dhe lokale ka sjellur vendin në këtë situate ku fshatra të tëra kërkojnë të bëhen komuna. Qeveria qendrore akoma është shumë larg nga zgjidhja e problemeve elementare që qytetarët përballojnë në jetën e përditshme.

Uji Dea

I tërë procesi i decentralizimit duhet të rishikohet. Është nevojë imediate për rishqyrtimin serioz të decentralizimit në rajonin e Gjilanit, veçanërisht me Artanën (ish-Novobërdën) ku kufiri administrative arrin deri në afërsi të lagjes Dardania (ish-gavrani) dhe ku banorët e fshatit Pasjak i cili është vetëm 2 km larg Gjilanit (qendrës së shërbimeve komunale); janë larguar hiq ma pakë se 30 km nën Artanë.

Mendoj që kryetari i ardhshëm i Gjilanit që do të del pas zgjedhjeve lokale të nëntorit duhet të merr hapa konkret për rishikimin e decentralizimit. Ky vend ka nevojë për një lidership të ri – për një Lider të guximshëm që ofron alternativa për ta ndryshuar Gjilanin, për t’i dhënë kahen e duhur zhvillimit ekonomik dhe për ta mbrojtur vullnetin e qytetarëve, pa dallime partiake.

Qytetarët nuk kanë nevojë për premtime njëqind-milionëshe, por për një lidership që iu përgjigjet sfidave që po kalon Anamorava.