Uji Dea

Të rinjtë shqiptarë dhe serbë që jetojnë në rajonin e Gjilanit, njihen me parandalimin e dukurive negative dhe aspektin e sigurisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Me ftesë të Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë Koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli Kastrati, në cilësinë e panelistes mori pjesë në: “Sesionin informues mbi çështjet e sigurisë për të rinjtë shqiptarë dhe serbë të Kosovës që jetojnë në rajonin e Gjilanit”.

Pjesëmarrës ishin të rinjët nga Komuna e Kamenicës, Gjilanit, Ranillugut, Kllokotit dhe Parteshit, Koordinatori i NJKDNJ-së, Gjilan, Ardian Foniqi, Përfaqësuesja e GGK, Azemine Maliqi, përfaqësues të Organizatave Rinore, Këshillat e Veprimit Rinor Lokal.

Paneliste në këtë takim ishte edhe Mediana Bislimi, e cila i njoftoj të rinjët rreth masave parandaluese të dukurive negative.

Ndërsa, Koordinatorja Nazmije Demolli Kastrati, informoi të rinjët e Regjionit të Gjilanit për parandalimin e dukurive negative, me theks të veçantë: “Bullizmi, Delikuenca dhe Dhuna Emocionale”, të cilat janë të shprehura jashtëzakonisht shumë në vendin tonë.

Uji Dea

Pas diskutimeve të shumta nga të rinjët lidhur me këto çështje, Koordinatorja e NJKDNJ-së, Demolli-Kastrati, para të rinjëve lansoi videospotin premierë me temë: “STOP BULLIZMIT”, i cili u prezantua në formë vizuale me video e foto të cilat ishin përgatitur në mënyrë mjaft atraktive dhe interesante për të pranishmit.

Videospoti përmban në vete çështje të rëndësishme sa i përket parandalimit të bullizmit dhe fazës delikuente tek fëmijët dhe të rinjët.

Zyrtarët e OSBE-së shprehën mirënjohje e falënderim për Koordinatoren Demolli Kastrati, për prezantimin e shkëlqyeshëm para të rinjëve, i cili kishte për qëllim sensibilizimin e të rinjëve sa i përket parandalimit të dukurive negative./rajonipress/