Mobi Casa

Të rinjtë po e braktisin Gjilanin, asnjë Qeveri nuk është përkujdesur për kërkesat e tyre?

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Asnjëra nga qeveritë nuk është treguar e kujdesshme për shtresën më të rëndësishme të kombit – rininë, por kjo e Kurtit i ka tejkaluar të gjitha parashikimet në raport me kujdesin ndaj rinisë shprehen rinia gjilanase.

Mijëra të rinj tashmë ndodhen nëpër qytete të ndryshme të Evropës, shumë të rinj gjilanas tashmë e kanë braktisur Gjilanin dhe shumë të tjerë janë në pritje të një vize, kontrate apo çfarëdo dokumenti, që atë e dërgon në perëndim.

Një tragjedi dhe një mjerim i madh që po ndodhë pikërisht nga politikat e gabuara ndaj kësaj dukurie.

Eco Higjiena

Remziu një 23 vjeçar thotë se fatkeqësisht asnjë qeveri nuk është kujdesur për problemet e rinisë, por kjo e Kurtit i ka vënë kapakun për me u bindë me braktisë Gjilanin.”Unë punoja në një kompani ndërtimi dhe kishte mjaft punë, por kur erdhën këta të LVV i ndaluan për muaj të tërë lejet ndërtimore dhe pronari më tha duhet të pushosh. Pauzova gati 6 muaj dhe tani jam në rrugë e sipër për të shkuar në Gjenevë” shprehet ai.

Mufaili një student i juridikut thotë se ka punuar kamerier gati dy vite.”Ishte punë e mundimshme dhe pa fitime të mëdha dhe nuk e durova këtë gjendje stresi e pritjeje. Më kanë premtuar se do shkoj në Kroaci nga aty në Gjermani për të punuar e ndoshta edhe të studioj atje” shton ai.

Edhe, Zeneli një 34 vjeçar thotë se kurrë pozita e rinisë dhe atyre që janë të aftë për të punuar nuk ka qen më e keqe. “Llogarite edhe tatimin në pronë ky far ministri Murati po mundohet me politizue. Turpi i mbuloftë këta mjerana e të paditur që na morën në qafë” shprehet i revoltuar Zeneli./rajonipress/