Fundamenti

Të rinjtë nga Shqipëria priten nga Kryesuesja e Kuvendit, Valentina Bunjaku – Rexhepi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit Valentina Bunjaku – Rexhepi, e shoqëruar edhe nga përgjegjësi për Kulturë, Rini dhe Sport, Bujar Haziri, kanë pritur një grup të përbashkët të të rinjëve nga Komuna të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës, të cilët i kanë informuar për Gjilanin në përgjithësi, për popullësinë, zhvillimin, arsimin, prioritetet por edhe angazhimin e të rinjëve në jetën politike dhe sfera të tjera.

Ky takim ishte i tipit të bashkëbisedimit dhe interesimit nga të rinjtë e Komunave të ndryshme të Shqiptarisë, për çështje që lidhen kryesishtë me rininë dhe investimet në rini.

Bunjaku – Rexhepi, me këtë rast, ka përmendur faktin se një pjesë e madhe e popullësisë së Gjilanit, rreth gjysma e saj, i takojnë brezit të të rinjëve.

Ajo së bashku me përgjegjësin Haziri, i kanë informuar për organizimin e të rinjëve, Qendrën Rinore, Këshillin e Veprimit Rinor Lokal, për infrastrukturën ligjore, por edhe për vijat buxhetore, mbështetjen dhe jetën në përgjithësi të të rinjëve sikurse edhe për brengat dhe sfidat që kanë ata.

Fundamenti

Kryesuesja Bunjaku – Rexhepi, ndër të tjerash ka theksuar se Gjilani si Komunë universitare, që radhitet në mesin e Komunave të mëdha të Kosovës, përkundër numrit të madh të banorëve, ka nivel të lartë të sigurisë, sikur që ka gjeneratën e re të shkëlqyeshme dhe të dëshmuar tashmë në studime dhe fusha të ndryshme të jetës.

Ajo ka potencuar poashtu, angazhimet e mëtutjeshme të nivelit lokal të qeverisjes, në hartimin e politikave zhvillimore, me qëllim të mbështetjes edhe më të madhe të rinisë në arsim, shkencë, biznes dhe fusha të tjera ku të rinjtë tregojnë suksese.

Ndryshe, këta të rinjë, respektivisht 20 të rinjë nga Shqipëria dhe 20 nga Kosova, për tri ditë me radhë, kanë qëndruar në Gjilan, në kuadër të një programi për shkëmbim të përvojave dhe njohjes me proceset këndej e andej kufirit shqiptarë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.