Mobi Casa

Të rinjtë marrin shumë pak Kalcium

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pothuajse gjysma e vajzave dhe një të tretat e djemve në shtetet evropiane, nuk marrin sasi të mjaftueshme të kalciumit.

Arsyeja për këtë është se ose janë në dietë ose në mënyrë të pavëmendshme iu shmangen produkteve ushqimore të pasura me kalcium, siç është qumështi. Kalciumi është përbërës i rëndësishëm i eshtrave dhe derisa të rinjtë rriten edhe më tej, kanë nevojë më të madhe për kalcium.

Doza ditore e tij është 1200 miligramë ndërsa sipas studimeve të fundit, vetëm pak të rinj e marrin këtë sasi, shkruan gazeta Zëri.

Uji Dea

Mungesa e kalciumit, që për një kohë të gjatë është e pavërejtur, mes tjerash mund të çojë edhe në osteoporozë kur personat të arrijnë moshën e shtyrë. Për të parandaluar këtë, këshillohet të përdoren produktet ku kalciumi është në sasi të mjaftueshme, si qumësht, djathë, kos, sojë, zarzavate, peshq.

Tashmë është e njohur se të gjithë ata që merren me sporte të ndryshme, konsumojnë ushqime me bazë të qumështit, pasi kjo u ndihmon në forcimin e eshtrave të tyre dhe më shumë qëndrueshmëri gjatë aktiviteteve fizike.