Mobi Casa

Të rinjtë kosovarë, të gatshëm për të përfaqësuar Kosovën në garën “MOS” në SHBA

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Një numër i madh i të rinjve entuziastë që vijnë nga komuna të ndryshme të Kosovës, kanë marrë pjesë në sesionin informues të organizuar nga UBT, për t’i informuar ata për rregullat dhe mundësitë e pjesëmarrjes në Garën Shtetërore Microsoft Office Specialist “MOS”.

Në këtë garë mund të aplikojnë kandidatët që janë shtetas të Kosovës, më pas fituesit në nivel shtetëror do të fitojnë mundësinë ta përfaqësojnë vendin në Garën Botërore “MOS”, që mbahet në SHBA.

Trajneri i certifikuar nga Microsoft (MC Project certificate official learning tree UK), njëherësh ligjërues në UBT, Besnik Skenderi, ka thënë se kjo garë ka për qëllim identifikimin e talenteve në Microsoft, testimin e njohurive dhe shkathtësive të tyre konkretisht në Exel, PowerPoint dhe Word, 2013 ose 2016.

Ai potencoi se përfaqësuesit e shtetit të Kosovës në këtë Garë Botërore “MOS”, në SHBA, përveç që do të certifikohen nga Microsoft, ata mund të fitojnë edhe shpërblime.

KKVITI

Sipas tij, vendi i parë shpërblehet me 7 mijë dollarë, vendi i dytë 3 mijë dollarë dhe vendi i tretë 1 mijë e 500 dollarë, teksa do të ketë edhe shpërblime të tjera dhe mundësi për punësim në kompani ndërkombëtare.

Të drejtën e pjesëmarrjes në Garën Shtetërorë “MOS” e kanë të gjithë kandidatët e moshës 13 deri në 22 vjet, ndërkaq aplikimi është ende i hapur deri më datën 17 maj 2019.

Të interesuari mund të aplikojnë në linkun: www.ubt-uni.net dhe http://kampionatimos.com
Për pyetje shtesë ju mund të shkruani në e-mailin: [email protected]