United Hospital

Të rinjtë i dakordojnë aktivitetet për Ditët e Diasporës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Njësia për Rini, ka takuar të martën përfaqësuesit e organizatave rinore, ku temë e diskutimit ishte “Ditët e Diasporës dhe Muaji i Rinisë”, të cilat do të mbahen nën patronatin e Kryetarit z.Lutfi Haziri.

Në takim u bisedua rreth koordinimit sa më të mirë në mes të OJQ-ve rinore dhe Komunës, për aktivitetet e shumta që janë parapa nga 26 Korriku deri më 26 Gusht. Me 26 korrik në Shtëpinë e Rinisë, do te ketë debat mbi sfidat e të rinjëve në Kosovë dhe atyre në diasporë.

Të gjitha organizatat rinore, premtuan që gjatë këtij muaji do të jenë të përkushtuar që të ofrojnë aktivitete të ndryshme si (Debate, Aktivitete Sportive, Mbrëmje Rinore etj).

HW

Ju urojmë mirëseardhje bashkëmoshatarëve tanë, duke i’u përgatit aktivitete të shumta gjatë qëndrimit të tyre në vendlindje.

Organizatat që morën pjesë në hartimin e kalendarit për aktivitete janë Parlamenti i Studentëve, Këshillat e Fakulteteve, Qendra Rinore, Këshilli i Veprimit Rinor Lokal, OJQ KAND, RTC Anamorava, Vullnetarë nga organizatat rinore dhe të nxënësve ka thënë nju njoftimin e tij Genc Mustafa, udhëheqës i Njësisë për Rini./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.