Të rinjtë gjilanas trajnohen për orientimin në karrierë

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Këshilli i Veprimit Rinor të Gjilanit ka përfunduar fazën e parë të trajnimeve gjatë datave 3, 7 dhe 8 korrik të projektit “Aksion” për orientim në karrierë.

Sipas Eranda Isufit gjatë këtyre trajnimeve janë trajnuar gjithsej 66 persona të moshës 18-24 vjeç dhe nga masa janë treguar shume aktiv ku edhe numri i të interesuarve për fazën tjetër po rritet.

Uji Dea

Faza tjetër sipas Isufit do të fillojë pas datës 20 korrik ku edhe ftohen nxënësit e shkollave të mesme, maturantët dhe studentët të aplikojnë për këto trajnime.

Isufi tha se këto aktivitete janë pjesë e Strategjisë dhe Planit të Veprimit të Këshillit. Ky projekt mbështetet nga Drejtoria për Kulture, Rini dhe Sport dhe zyra e Kryetarit./rajonipress/