Të rinjtë gjilanas janë madhështia e “Misionit të ri”

Gjilan – Sot Kandidatët për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan u takuan me disa nga të rinjët Gjilanas të cilët ofruan përkrahjen masovike për kandidatët tanë dhe Misionin e Ri, mision i cili atakon pikërisht të rinjtë dhe familjet në mbarë Kosovën.
Qemajl Mustafa i falënderoi të rinjtë dhe u shpreh se ata janë madhështia e Misionit të ri, sepse misioni jonë përmban 200.000 vende pune të reja, kualitative dhe afatgjata. “Rinia është forca më e madhe e një vendi dhe këtë forcë ne e kemi me ju, dhe misioni i ri është pjesë e juaja” ka thënë Mustafa.
Zenun Pajaziti tha se të rinjët gjilanas të cilët përditë anëtarësohen në PDK dhe ofrojnë përkrahje për ne dhe “Misionin e Ri”, mision i cili do të realizohet me ju.
Salihe Mustafa u shpreh se kryeministri deri tash ka realizuar çdo premtim që deri tani e ka bërë në fushatat e kaluara dhe gjatë qeverisjes së tij, andaj i vetmi kryeministri prapë do të mbajë premtimet”.
Florina Zymberi u shpreh se ne jemi të prirur t`i mbajmë premtimet, premtime të mëdha dhe të nevojshme për të rinjët gjilanas dhe familjet tona.
Nafie Gash tha se rinia në vendin tonë është rinia më e shëndoshë dhe si e tillë meriton shumë. Ne ju premtojmë se do të bëjmë shumë për ju, duke ofruar bursa për studime në Turqi, dhe këto janë mëse të realizueshme./rajonipress