Të rinjtë edukohen dhe mësojnë mbi rreziqet që sjell droga

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Me rastin e 26 qershorit ditës ndërkombëtare kundër abuzimit me substanca narkotike në teatrin e qytetit u mbajt një manifestim dhe u dha një film i shkurtër me këtë tematikë.

Në këtë organizim që është mundësuar nga Instituti i shëndetit publik të pranishëm ishin edhe nga zyra kryetarit, pjesëtarë të FSK-së të Policisë së Kosovës, të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenia sociale, drejtori i QKMF, kryetarit i KBI, përfaqësues të OJQ “Labirinti”, nxënës e pjesëmarrës tjerë.

Hidromorava

Në këtë aktivitet ka folur Koordinatorja për Edukim shëndetësor për Rajonin e Gjilanit dr Igballe Qerimi derisa është folur për historikun e ditës ndërkombëtare kundër drogës, si dhe është shfaqur filmi “Droga vrasëse e pamëshirshme” dhe është prezantuar edhe këndi i vizatimeve.

Në fund për pjesëmarrësit është shfaqur një program me këtë tematikë nga nxënësit e shkollës së mesme të Mjekësisë./rajonipress/