Eko Higjiena

Të rinjtë e PDK-së luajnë rol unifikues

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Me iniciativën e të rinjve të Partisë Demokratike të Kosovës , Ilir Shaqiri, Besim Ismaili dhe Alban Shala është mbajtur një darke pune në Hotelin “Kristal” ku kanë marrë pjesë edhe figurat kyçe të PDK-së, Qemajl Mustafa, Izmi Zeka dhe deputeti Nijazi Idrizi.

Sipas Ilir Shaqiri delegat i PDK-së ky takim përveç diskutimit rreth zgjedhjeve të brendshme është diskutuar edhe e ardhmja e PDK-së në Gjilan . “Debati ishte shumë relaksues dhe solli një produkt të mirë në mes të gjithë pjesëmarrësve, të cilët poashtu prezantuan, shprehen mendimet e tyre me anë të komenteve apo të pyetjeve drejtuar kryetarit të komunës, kryetarit të degës dhe deputetit” tha Shaqiri.

Shefik Surdulli ka dhënë një mesazh të qartë për PDK-në se së bashku mund të arrihet fitorja, por edhe se partia duhet të krijoj në një të ardhme të afërt lider të rinjve të cilët i nevojiten qytetit të Gjilanit dhe tërë Kosovës.

Shaqiri tha se realisht nuk ka probleme të brendshme në degën e PDK-së në Gjilan sepse edhe nga ky takim të gjithë kanë dhënë mesazh për unifikim pre t`i dërguar të gjitha proceset shoqërore, ekonomike, por edhe politike në progres të stadit më të lart kombëtar.

ARKATANA

Shaqiri tha se gjatë zgjedhjeve të brendshme prej seksioneve kanë marr pjesë mbi 3200 qytetar në zgjedhjen e kryetarëve dhe kryesive të 48 nëndegëve, dhe po ashtu edhe të delegatëve të cilët do ta zgjedhin Këshillin drejtues të partisë prej 51 delegatëve, dhe të cilët do të zgjedhin kryesinë e PDK-së në Gjilan të shtunën.

Gjate këtyre zgjedhjeve Shaqiri tha se ka pasur ndryshime në shumë nëndegë, kryetarët e të cilëve janë zgjedhur të rinj e, të cilët kanë kualitete arsimore dhe kreative të nivelit të lartë dhe sipas statistikave këto ndryshime arrijnë dikund 40 % nga e përgjithshmja.

Partia Demokratike e Kosovës është fuqizuar dhe prapë në zgjedhjet e ardhshme lokale me tërë kapacitetin e saj do të dal fituese tha Shaqiri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.