Fundamenti

Të rinjtë e PDK me aksione konkrete: Ja nisëm nga këtu sepse ka shumë për të bërë…

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Në këtë fundjavë me diell, kur të tjerët pushojnë, RDK-ja në krye me z. Qëndrim Qerimi, shenjëzuan një vendkalim këmbësorësh, duke filluar kështu nismën e radhës për t’i rikujtuar dikasteret përgjegjëse se qyteti ka nevojë për vëmendje e investime.

Ndonëse të tilla mini-projekte nuk janë të kushtueshme për nga vlera, do të duhej të kishte të paktën vullnet, dëshirë e gatishmëri nga ana e qeverisjes aktuale.

Uji Dea

Këtu bëhet fjalë për standarde minimale, kruciale, sepse pas kaq shumë kohe, ne është dashur të flisnim për standarde të tjera sinjalizuese siç mund të jenë kushtet e veçanta rrugore për persona në nevojë!

Zebrat u rregulluan tek vendkalimi te Universiteti “Kadri Zeka”, zonë kjo e frekuentuar e qytetit.
Kryetari i Rinisë z. Qerimi, tregon që të tilla nisma do të ketë në vazhdimësi në të mirë të Komunës e banorëve të saj, sepse plot herë mjaftojnë idetë, vullneti e përkushtimi, e kur bëhen bashkë edhe me përvojën e dijen atëherë PDK-ja është dhe mbetet zgjidhja më e mirë për adresim e realizim të nevojave e projekteve thuhet në njoftimin e këtij subjekti politik./rajonipress/