FIDANISHTJA

Të rinjtë e Biel/Bienne formojnë shoqatën “Rinia Humanitare në Zvicër”

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Pavarësisht se të rinjtë jetojnë në Zvicër , mendja e zemra e tyre është atje largë në Kosovë , atje nga i kanë rrënjët…Të rinjtë kanë formuar një shoqatë për të ofruar sado pak në ndihmë atyre njerëzve të harruar nga shteti, të harruar nga të gjithë.

Për t’i zgjatuar dorën atyre njerëzve të lodhur, të rraskapitur nga jeta që nuk kanë ndihmë nga askush në Kosovë.

Për këtë qëllim rinia e Shoqërisë Kulturore Artistike « Besa » në Biel Bienne ka vendosur të formoj shoqatën humanitare “Rinia » në Zvicër, e cila shumë shpejt në radhët e veta do të krijojë një rrjet të solidaritet me një numër të madh vullnetarësh të vullnetit të mirë që jetojnë në Zvicër.

Shoqata “Rinia Humanitare në Zvicër” është shoqatë jo qeveritare, jo fitimprurëse dhe jo politike.

Kjo shoqatë është në shërbim të gjithë njerëzve, pa marrë parasysh përkatësinë etnike , fetare, politike . etj…

Shoqata “Rinia Humanitare në Zvicër”` në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Prishtinës, këtë verë kanë vizituar një familje që jeton në kushte të vështira dhe qëllimi i shoqatës ishte që ta ndihmojë këtë familje gjashtë anëtarëshe.

Mobi Casa

Ky ishte edhe aksioni i parë me të cilin ka filluar punët si shoqatë , në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Prishtinës, në Kosovë .

Të rinjt e kësaj shoqate kanë lansuar një ide që secili njeri vullnet mirë të ndajë një shumë tepër simbolike prej 10 frangash që do të shkon në ndihmë të kësaj familjeje.

Tashmë “Rinia Humanitare në Zvicër” ka hapur edhe zyrën e saj që ndodhet në adresën : Maeinstrasse 6 , 2540 në Grenchen.

Të rinjtë në Biel / Bienne ngaqë mundohen të ndihmojnë me zemër, shpërndajnë gazeta të qytetit që janë falas , dhe me ato para mbulojnë qiranë e zyrës dhe materialet tjera që ju duhen në lidhje me punën që bëjn.

Shoqata “Rinia Humanitare në Zvicër” është themeluar në maj të vitit të kaluar, nga të rinjtë valltarë të shoqërisë Kulturore Besa në Biel/Bienne. Shoqata udhëhiqet nga të rinjtë Isuf Gashi, Emire Osmani dhe Shqipëron Kryeziu.

Isuf Gashi është një i ri i lindur në Gjakovë dhe që ka studiuar dhe jeton e punon në Biel/Bienne./alboinfo/