FITORJA

Të rinjtë e Anamoravës po zgjedhin profesionet e gabuara

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Jonuz Dërvodeli është njohës i mirë i orientimeve profesionale. Ai mendon se të rinjtë e Anamoravës pa dashjen e tyre orientohen në profesione të gabuara e cila pastaj ndikon edhe në mos funksionimin e mirë të shoqërisë.

Orientimi profesional ka një rëndësi të madhe sepse përmes tij arrihen qëllimet ekonomike, dhe ndikohet drejtpërdrejtë në funksionimin e suksesshëm të shoqërisë. Ky është vlerësimi i ekspertit të kësaj fushe dr. Jonuz Dërvodeli.

Dërvodeli i cili është i angazhuar si mësimdhënës në Fakultetin Folozofik në Prishtinë, në Tetovë e Gjilan në një bisedë për rajonipress shpreh shqetësimin e tij rreth orientimit profesional që bëjnë kohëve të fundit të rinjtë e Anamoravës. Sipas tij shumë të rinj të Anamoravës orientohen në profesione të gabuara dhe kjo ndodhë pa fajin e tyre.

Për ta shmangur këtë invazion negativ të përzgjedhjes së profesionit nga ana e të rinjve, Dërvodeli mendon se duhet të hiqen paragjykimet tek rinia e cila mendon se ka profesione të këqija dhe të mira.”Ne ende s`kemi arritur të hetojmë prirjen natyrore të të rinjve dhe si pasojë e kësaj kemi hipërproduksion-mbingarkesë të kuadrove” mendon ai.

Fundamenti

Dërvodeli mendon se të rinjtë fatkeqësisht më shumë anojnë kah profesionet profitabile dhe i lënë anash profesionet më pak të pëlqyeshme. “Unë kam dëgjuar se drejtimet e bujqësisë në Gjilan janë mbetur të mangët me nxënës dhe kjo është për keqardhje” tha Dërvodeli.

“Për ta vendosur në binarë të drejtë këtë punë shoqëria jonë do të duhej të përzgjidhte një ekip prej ekspertëve i cili pastaj do të hulumtonte nevojat e tregut në Anamoravë. Anamorava duhet të zhvillojë shkollat profesionale sepse Universiteti nuk është fantomë dëshirash”, konstaton Dërvodeli.

Eksperti Dërvodeli mendon se orientimi i gabuar profesional e trashë edhe burokracinë. “Edhe kur prindërit ua imponojnë fëmijëve profesionet është shumë e dëmshme. Për këtë arsye lënda orientimi profesional duhet të aplikohet edhe në shkollat e mesme” tha Dërvodeli./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.