FITORJA

Të rinjtë e AAK-së tregohen bujar e solidar me familjet skamnore

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qëllimi i vizitës sonë sot në Kryqin e Kuq, ka të bëjë me dëshirën dhe iniciativën e të rinjve të Aleancës në Gjilan, për t`i ndihmuar sadopak ato familje që kanë gjendje të vështirë ekonomike dhe nevojë të madhe për ndihmë. Ne kemi ardhur sot këtu, për tu njohur me rastet me gjendje më të rëndë dhe për të parë alternativat për ofrimin e ndihmës për ta ka thënë Labinot Hyseni.

Kryetari i Aleancës së të Rinjve në Gjilan Labinot Hyseni, i shoqëruar nga anëtarë të kryesisë së ARK-së, ka vizituar të hënën Kryqin e Kuq në Gjilan.

Në takim, ata u pritën nga sekretari i Kryqit të Kuq Nebi Shala, i cili i informoi mbi gjendjen dhe mënyrën e shpërndarjes së ndihmave për qytetarët në nevojë në komunën tonë.

Kryetari i ARK-së në Gjilan Labinot Hyseni, u shpreh se qëllimi i kësaj vizite ka qenë njohja për së afërmi me mënyrat e aplikimit të ndihmës tek qytetarët nga ana e Kryqit të Kuq dhe shqyrtimin e mundësive për ndihmë edhe nga vet ARK-ja.
“Qëllimi i vizitës sonë sot në Kryqin e Kuq, ka të bëjë me dëshirën dhe iniciativën e të rinjve të Aleancës në Gjilan, për t`i ndihmuar sadopak ato familje që kanë gjendje të vështirë ekonomike dhe nevojë të madhe për ndihmë. Ne kemi ardhur sot këtu, për tu njohur me rastet me gjendje më të rëndë dhe për të parë alternativat për ofrimin e ndihmës për ta”, ka thënë Hyseni.

Fundamenti

Ilmi Shala sekretar i Kryqit të Kuq në Gjilan, falënderoi ARK-në për vizitën, ndërsa tha se pjesa më e madhe e punëve kanë karakter vullnetarë dhe se Kryqi i Kuq në Gjilan si burim të vetëm ekzistence ka programin për edukim shëndetësorë, prej nga edhe mblidhen shumica e mjeteve.

Ndërsa, sa i përket familjeve që kanë gjendje të vështirë ekonomike dhe që janë të regjistruara për ndihmë në Kryqin e Kuq, janë rreth 800, por që për shkak të gjendjes jo edhe të mirë, zotëri Shala tha se janë diku rreth 200 deri në 300 familje që mbulohen nga Kryqi i Kuq.

Në këtë vizitë, pos kryetarit Hyseni morën pjesë edhe Kushtrim Dauti, Gzim Jusufi, Mimoza Klaiqi dhe Arbëreshë Kryeziu, anëtarë të kryesisë së ARK-së në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.