Hidromorava

Të rinjtë e AAK-së masivizohen edhe në Malishevë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Aleancës së të Rinjve të Kosovës – Dega në Gjilan Labinot Hyseni, është takuar me nëndegën e ARK-së në Malishevë, më ç’rast është bërë ristrukturimi i nëndegës. Kryetari i nëndegës së Malishevës së Ulët, me vota unanime është vendosur që këtë post ta mbajë Dardan Ahmeti, ndërsa pos kryetarit Hyseni.

“Qëllimi i këtij takimi është ristrukturimi i nëndegës si dhe njohja nga afër me gjendjen e strukturës në këtë nëndegë si dhe puna që është bërë në zgjerimin e rrjetit të anëtarëve”, ka thënë kryetari Hyseni.

“Tashmë nuk ka mbetur edhe shumë deri në ditën e zgjedhjeve më 3 nëntor, prandaj ne si Aleancë e të Rinjve duhet që tani më shumë se kurrë të mobilizohemi dhe të punojmë në arritjen e sukseseve. Përparësia jonë është që kemi një kryetar siç është Rexhep Kadriu, i cili me punë dhe me vepra e ka dëshmuar se meriton të udhëheqë me Gjilanin”, ka shtuar më tej kryetari i Aleancës së të Rinjve në Gjilan Labinot Hyseni.

Ndërkaq, anëtarët e nëndegës në Malishevë të Ulët, janë shprehur optimist në fitore, duke thënë se kanë çfarë të paraqesin si dëshmi të meritave të kryetarit Kadriu dhe punës së tij në ndryshimin e jetës së qytetarëve të Gjilanit.

Uji Dea

Ata kanë thënë se ky kryetar nuk ka bërë premtime të dështuara siç ka ndodhur më parë, por ka realizuar secilën kërkesë dhe nevojë të qytetarit të Gjilanit.

Labinot Hyseni, ka kërkuar angazhim nga nëndega e Malishevës së Ulët dhe përkrahje në mënyrë që si të rinj të kenë përfaqësimin e duhur dhe të merituar, duke shtuar se kjo arrihet vetëm nëse vazhdohet të mbahet uniteti i deritanishëm i strukturës së të rinjve në Gjilan.

Ndryshe, në Malishevës së Ulët, me vota unanime është vendosur që këtë post ta mbajë Dardan Ahmeti, ndërsa pos kryetarit Hyseni, në kuvendin për themelimin e nëndegës kanë marrë pjesë edhe nënkryetari i parë i ARK-së në Gjilan Skender Ahmeti, nënkryetarja Yllka Syla si dhe anëtarja e kryesisë Arbëreshë Kryeziu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.