Të riatdhesuarit më shumë kërkojnë ndihma sesa oferta punësimi

Gjilan – Ruzhdi Rashiti zyrtar për kthim të qëndrueshëm thotë për rajonipress se ndonëse në periudhën janar qershor 2013 figurojnë 52 kërkesa për riatdhesim vetëm 29 prej tyre janë të evidentuar kurse shumica e tyre kërkojnë më tepër ndihma sesa punësim.
Ruzhdi Rashiti tha se në raportin janar qershor 2013 figurojnë rreth 52 kërkesa për riatdhesim me 47 familje dhe 137 anëtar.
Sipas paraqitjes tabelare del se prej tyre 29 janë shqiptarë, 3 serb, 14 rom dhe 1 ashkali.
Këto familje sipas Rashitit janë ndihmuar me pako ushqimore dhe higjienike. Vetëm në muajin shkurt janë ndihmuar 19 familje me 69 anëtar si dhe 8 individ që gjithsejtë bëjnë 77 pako ushqimore. Kurse në prill të vitit 2013 janë ndihmuar 41 familje me 152 anëtar dhe 25 individ pra gjithsejtë 177 pako ushqimore.
Sipas tabelave dhe statistikave shihet se këto familje më shumë kanë migruar në këto shtete si: Francë 12 familje, Suedi 18 familje, Belgjikë 4 familje, Zvicër 6, Luxemburg 1, Hungari 1, Holandë 1, Austri 1, Angli 1, Gjermani 1, dhe Finlandë 1.
Rashiti tha se me UNHCR-në dhe me Agjensionin Kosovar për ndermjetsim dhe zhvillim në bashkpunim me Organizatën gjermane –ASB janë ndihmuar 12 familje rome dhe serbe me ushqim.
Rashiti thotë se riatdhesimi për organet komunale është bukur i kushtueshëm. “Ne jemi në kontakt me qendrën e punësimit dhe kemi insistuar që të punësojmë ndonjë prej këtyre familjeve, por fatkeqësisht shumica e tyre më shumë kërkojnë ndihma të gatshme sesa oferta për punësim tha Rashiti.
Ruzhdi Rashiti zyrtar për kthim të qëndrueshëm tha për rajonipress se vetëm në këtë periudhë gjashtë mujore nga shtetet perëndimore janë kthyer 29 persona. Këto familje menjëherë janë paraqitur tek organet komunale ku edhe kanë kërkuar asistencë të nevojshme si në plan biznesi, rindërtim, pako ushqimore dhe higjienike, ndërtim shtëpie, orendi, barna, trajtim mjekësor, dru zjarri dhe banim.
Ruzhdi Rashiti thotë se aktiviteti i personelit të Zyrës Komunale për Kthim dhe Komunitete(ZKKK) është përqendruar në tri sfera duke përfshirë aktivitetet me komunitete, aktivitetet për kthim të qëndrueshëm dhe aktivitetet në procesin e riatdhesimit.
Për këtë periudhë të riatdhesuarit sipas Rashitit janë ndihmuar me plan biznesi, ndërtim shtëpie, renovim shtëpie , orendi, kompensim qirasë-banim-10 familje si dhe pako ushqimore dhe higjienike. /rajonipress/