Fundamenti

Të “Ri-kthyerit” nuk mund ta maskojnë të vërtetën!

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Nga Riad Rashiti- Është e dhimbshme, por e vërteta dhe realiteti asnjëherë nuk mund të maskohen, e sidomos nga ata që dikur bartnin maska para qytetarëve të tyre, e pastaj ata vet i hoqën këto maska por me vonesë, sepse ajo tashmë i është bërë fytyra e vërtet. E fytyra e juaj ende vazhdon të qëndrojë e skuqur ditën dhe e zezë natën për të bëmat e juaja.

Ne e kuptojmë reagimin e degës së LDK-së, por nuk ka nevojë të “qahet” duke u ndier të sulmuar nga dikush, edhe pse viktimizimin LDK-ja e ka specialitet të politikëbërjes ditore, çdo herë kur kanë munguar faktet dikush ka “kukurisur” duke qarë, por tani kjo më nuk po ju shitet.

Ju të “Ri-kthyerit” e LDK-së dhe askush tjetër nuk duhet të frikësoheni kur ta kuptoni realitetin dhe të vërtetën për udhëheqësin tuaj, Lutën, sepse edhe ju jeni pjesë e kësaj edhe pse përkohësisht ishit të ndarë.

Dega e LDK-së duhet të ketë guximin dhe të luftoj për“shpifjet” të cilat unë si “zëdhënës i ri” i paskam bërë ndaj Lutës dhe të“Ri-kthyerve”, dhe t’i drejtohet institucioneve përkatëse për marrjen e masave ndaj këtyre “shpifjeve” dhe “sulmeve” të mia.

Por jo! Ju nuk mundeni ta bëni këtë hapë, sepse e dini shumë mirë që të gjitha që i kam deklaruar unë në shkrimin tim (janë plotësisht të vërteta dhe kur të doni mundem t’ua dëshmojë juve dhe opinionit me fakte). Ju në reagimin tuaj, e keni dëshmuar se “Skleroza” ju ka prekur keq, dhe nuk po mundeni të orientoheni, për t’i kujtuar dëmet e mëdha të cilat i ka bërë “lideri” i degës suaj, dhe asnjë të vërtet timen nuk mundët ta mohoni.

Mobi Casa

Ne, “zëdhënësit e komunës” do të mundohemi maksimalisht vetëm të kryejmë punët tona të rëndësishme, dhe nuk do të lejojmë asnjëherë që dega e LDK-së (Luta) apo ndonjë “zëdhënës i/e ri-kthyer” i kësaj partie apo qoftë edhe ndonjë “zëdhënës-papagall” i ndonjë subjekti tjetër “politik”, të na shpif për punët e mëdha dhe të mira që ne po i bëjmë përmes institucioneve komunale, të vlerësuar lartë nga mekanizma të ndryshëm kombëtar e ndërkombëtar. Nuk do të lejojmë asnjëherë dhe askënd që të dëmtojë imazhin e qytetit tonë. Sepse ne të “vegjlit” besoni apo jo, po bëjmë shumë punë të mëdha, ku po ua zëmë dritën juve.

Në fund, dega e LDK-së në Gjilan duhet ta kuptoj mirë se “padroni ynë” , Qemajl Mustafa do të udhëheqë edhe shumë gjatë Gjilanin, sepse këtë e kërkojnë qytetarët e saj. Kryetari i Komunës Qemajl Mustafa, prej ditës së parë ka negociuar me secilin qytetarë, për secilën çështje ku bashkërisht kanë gjetur zgjidhje për secilin problem.

Ndërsa në të ardhmen e afërt ne do t’i propozojmë kryetarit të komunës që të negociojë edhe me degën e LDK-së për të gjetur një zgjidhje në interes të qytetarëve, për të projektuar një investim disa milionësh në hapësirat ku është dega e LDK-së në Gjilan.

Ne armata e “zëdhënësve” të komunës nuk do të pushojmë asnjëherë, do të jemi në shërbim të qytetarëve, por edhe tuajin, të gatshëm për të ofruar të vërtetat para qytetarëve tanë, ata kanë nevojë për ta kuptuar realitetin.

Ndërsa ju, dega e LDK-së mendoni mirë, punoni më shumë e më mirë se keni shumë sfida para jush, nëse e bëni këtë nuk keni nevojë fare të flisni për ne, sepse flasin qytetarët, ata kanë të drejtë për të na vlerësuar neve dhe juve.