Fundamenti

Të qëndrojë apo të largohet nga Liverpooli? Legjendat e Zvicrës flasin për Shaqirin

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Liverpooli është duke luftuar për titullin e kampionit në Angli, derisa Xherdan Shaqiri prej javësh ka mbetur në stolin e rezervave, transmeton zeri.info.

Por, a duhet të largohet ai nga Liverpooli? Kështu mendojnë disa prej legjendave të kombëtares zvicerane.

Stephane Henchoz: “Unë ende jam shumë i befasuar, ai e filloi shumë mirë me asistime dhe gola. Për mendimin tim ai ka treguar se mund ta bëjë diferencën në njërën prej skuadrave më të mira në botë dhe e ka nivelin e duhur. Kjo është arsyeja se pse nuk mendoj që ai duhet të largohet nga Liverpooli këtë verë. Ai ende duhet të luftojë për të luajtur më shumë dhe pastaj për një vend titullari”.

Fundamenti

Pascal Zuberbuhler: “Jurgen Klopp e ka sjellë Shaqën, e ka ndërtuar dhe ka aty. Shaqa ka bërë disa ndeshje të madhe. Fakti që ai nuk po luan më ka vetëm një arsye: në këtë fazë të nxehtë të kampionatit ju nuk mund të bëni eksperimente. Shaqa mbetet xhokeri i vlefshëm, asgjë nuk do të ndryshojë. Për mua, ai duhet ta pyesë veten në verë: A do të jem unë një xhoker në nivelin e lartë? Apo a dua të luaj këtu ku jam? Sigurisht ai do të luante në klube si Arsenali. Por, a do të fitojnë ata Premierligën apo Ligën e Kampionëve në të ardhmen e afërt? Jo. Po të isha në vendin e tij, unë do të kërkoja një bisedë me trajnerin dhe do të qëndroja nëse do ta ndjeja. Dhe pastaj do të luftoja si një i çmendur për t’u bërë i rregullt, për shembull nëse Mane shkon në Real Madrid”.

Benjamin Huggel: “Unë në fakt jam shumë larg të qenit në gjendje për ta analizuar saktësisht gjendjen. Por, le ta shohim kështu: nëse ndonjë gjë ka ndodhur, për të cilën ne nuk dimë asgjë, ai duhet ta mendojë ndryshimin. Nëse Kloppi vazhdon të besojë te ai, siç e ka thënë në intervistën e fundit, atëherë ai padyshim që duhet të qëndrojë”.

Ciri Sforza: “Për mua, çështja është e qartë, ai duhet të qëndroje me Liverpoolin dhe të zhvillohet pozitivisht. Nëse nuk ka ndonjë problem të madh”./Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.