Hidromorava

Të pushtetshmit e institucioneve të Kosovës

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Udhëheqësit e agjencive të ndryshme, që i përgjigjen Kuvendit të Kosovës, nuk kanë telashe fare me të hyrat e tyre mujore. Pagat e tyre janë dyfish më të larta sesa paga e presidentes, kryeparlamentarit, apo kryeministrit.

Me paga super të larta prijnë udhëheqësit e Agjencisë Kosovare të Privatizmit dhe të Trustit të Kursimeve Pensionale.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pagën më të lartë krahasuar me kryeministrin dhe kryeparlamentarin. Ajo paguhet 2 mijë e 873 euro në muaj për punën e saj si presidente e Kosovës, apo ka të hyra vjetore prej 34 mijë e 478 euro.

Kryekuvendari Jakup Krasniqi ka një pagë mujore prej 2 mijë e 700 euro, apo 32 mijë e 400 euro në vit. E kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka një pagë vjetore prej 17 mijë e 318 euro. Paga mujore e kryeministrit është 1 mijë e 443 euro.

Mirëpo ka shumë persona që i përgjigjen Kuvendit të Kosovës, apo Qeverisë e të cilët kanë paga shumë më të mira se kontrolloret e tyre.

FITORJA

Për pagat më të larta është njohur menaxhmenti i Trustit të Kursimeve Pensionale. Vitin e kaluar paga e menaxherit të këtij Trusti ka qenë 5 mijë euro, kurse këtë vit fleta e deklarimit të pasurisë nuk është ende në ueb-faqen e Agjencisë Kundër Korrupsionit. Ndërsa, zëvendësi i tij, Vërshim Hatipi, paguhet hiq më pak se 3 mijë e 34 euro në muaj, apo arkëton 36 mijë e 413 euro në vit. Kurse Ymer Havolli anëtar i Bordit të Trustit merr pagën prej 1 mijë e 250 euro në muaj, shkruan “Koha Ditore”.

Anëtarët e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimi nuk e kanë deklaruar pasurinë, pasi një gjë të tillë nuk e ka kërkuar Agjencia Kundër Korrupsionit. Ndërsa menaxhmenti e ka deklaruar pasurinë dhe pagat që ata marrin për punën që e bëjnë në agjencinë që merret me privatizimin dhe menaxhimin e ndërmarrjeve shoqërore.

Drejtori ekzekutiv i kësaj Agjencie, Shkelzen Lluka, ka një pagë vjetore prej 45 mijë e 492 euro, apo ka një pagë mujore prej 3 mijë e 791 euro.

Mrika Tahiri, zv.drejtoreshë e AKP-së, ka një pagë vjetore prej 43 mijë e 212 euro. Tahiri për punën që e bën në AKP merr një pagë mujore prej 3 mijë e 601 euro.
Paga super të larta kanë edhe menaxherë dhe drejtues të agjencive dhe kompanive të tjera që financohen nga buxheti i Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.