UBT

Të privilegjuarit dhe të diskriminuarit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nga Sinan Sadiku – Si rezultat e ndarjes së padrejtë të pasurisë kombëtare në shoqërinë tonë ka të privilegjuar dhe të diskriminuar… Ambiciet e njerëzve janë të pakufizuara, ndjenja e barazisë dhe humanizmit thuajse nuk ekziston… Raportet midis njerëzve janë tepër johumane… Të gjithë janë të pakënaqur. Shoqëri në krizë të thellë morale, pa sistem vlerash, ku nuk përfillet asnjë parim, asnjë ligj… Ata që përpiqen t`u përmbahen parimeve, rregullave, ta respektojnë rendin, ligjin janë më të diskriminuarit, më të nënçmuarit.

Të diskriminuarit, të nënçmuarit , të varfrit… nuk mund të jenë të lumtur. Të lumtur nuk mund të jenë as ata që pasurinë e kanë fituar me hajni, me mashtrime, me shantazhe, me keqpërdorime, duke hyrë në gjynahe, sepse ata vet e dinë çka kanë bërë, ndërgjegjja e njeriut të shumtën e herave është e pavarur dhe vepron duke i ndëshkuar.

ARKATANA

Është kjo një formë e dënimit që u vjen prej Zotit, por edhe njerëzit nuk ua harrojnë, nuk ua falin. Sëmundjet e ndryshme: infarkti, kanceri… më shumë janë pasojë e mesit të kontaminuar social, se sa e ndotjes së ambientit, apo e ushqimeve jocilësore dhe me afate të skaduara.

Në pikë të fundit edhe ndotja e ambientit, edhe ushqimet jocilësore dhe të skaduara, edhe ilaçet e tepërta dhe joadekuate … janë pasojë e mesit të kontaminuar social./rajonipress/