UBT

Të premten, dita e parë e Kurban Bajramit

/ 1 minutë lexim

Dita e parë e Kurban Bajramit do të jetë të premten më 26 tetor.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i BIK-ut, Ahmet Sadriu.

Zëdhënësi i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) Ahmeti Sadriu ka thënë se kjo ka ndodhur për shkak të ditës së Arafatit e cila është të enjten dhe kjo sipas tij, e përcakton se dita e parë e Kurban Bajramit është të premten.

Mobi Casa

“Definitivisht Dita e Bajramit është të premten”, tha Sadriu.

Deri sot është thënë se dita e parë e Kurban Bajramit do të jetë të enjten më 25 tetor.