Fundamenti

Të përlyerit e sistemit gjyqësor, njollë e zeze për drejtësinë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kuadrot e pista të Serbisë, 16 vjet në gjykatat dhe në prokuroritë e Kosovës. Kush i shërbeu armikut shekullor, nuk i bën mirë Republikës së Kosovës

“Ata që i kullosin të gjitha sistemet nuk janë as produktivë, ani pse mbi të gjitha duhej të ishte profesionalizmi i tyre, por edhe e kaluara e tyre e dyshimtë i ka bërë ata pa etikë e integritet profesional dhe është pengesë për të qenë neutralë, të fuqishëm dhe të drejtpërdrejtë për t’u përballur me ndarjen e drejtë të drejtësisë, andaj dhe nuk respektohen, madje dhe keqetiketohen”, thotë eksperti nga fusha e drejtësisë, Ilir Fetahu

Hidromorava

Në sistemin e drejtësisë menjëherë pas luftës janë përfshirë pa ndonjë verifikim adekuat nga ana e ndërkombëtarëve edhe njerëzit e Gjyqësorit dhe të Prokurorisë, një pjesë e të cilëve me devotshmëri dhe lojalitet i kishin shërbyer edhe ish-regjimit që ishte armik i shqiptarëve dhe Kosovës. Ndaj në këtë kontest ngrihet dilema se si të njëjtit persona me një të kaluar shumë të errët e të dyshimtë kanë mundur të ndajnë drejtësi, madje dhe t’u besohej atyre drejtësia për 16 vjet me radhë, kur dihet se një pjesë e madhe e tyre i kanë shërbyer sistemit të korruptuar e armiqësor të Serbisë në kohën kur kjo e fundit dhe spiunët e saj të UDB-së bënin ligjin dhe gjyqin në Kosovë, duke vepruar edhe përtej ligjit kundër shqiptarëve. Kjo situatë e brishtë në drejtësinë kosovare e ka ngjallur debatin e njohësve të kësaj fushe se a duhet që personat e tillë të vazhdojnë të mbesin akoma në institucionet e drejtësisë.

Eksperti nga fusha e drejtësisë, Ilir Fetahu, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se ani pse Kosova i ofron secilit kushte të barabarta, pavarësisht të kaluarës së tij, përveç siç thotë atyre që kanë një të kaluar kriminale, në Kosovë janë disa njerëz të cilët kanë shërbyer në të gjitha kohët, si në atë të Titos e më pastaj edhe në kohën e Milosheviqit, por që janë prezentë edhe në ditët e sotme. “Andaj, konsideroj se të njëjtit nuk janë shumë pozitivë dhe se ata që i kullosin të gjitha sistemet nuk janë as produktivë, ani pse mbi të gjitha duhet të jetë profesionalizmi i tyre, por edhe e kaluara e tyre e dyshimtë i ka bërë ata pa etikë e integritet profesional dhe është pengesë për të qenë neutralë, të fuqishëm dhe të drejtpërdrejtë për t’u përballur me ndarjen e drejtë të drejtësisë, andaj dhe nuk respektohen, madje edhe keqetiketohen”, thotë ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.