ARKATANA

Të përkushtuar ndaj sferës së arsimit

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Viti – Autoritetet komunale të Vitisë, në një konferencë për shtyp ë u mbajt sot, kanë njoftuar mbi ecurinë e zhvillimit të procesit mësimor në komunën e Vitisë.

Zv.kryetari i komunës Hasan Aliu ka njoftuar për zhvillimet aktuale dhe aktivitetet e Institucioneve, si dhe për angazhimet në realizimin e projekteve të ndryshme.

Ndërkohë ka potencuar se qeveria aktuale vazhdon me përkushtim të madh krijimin e kushteve më të mira për nxënësit e komunës së Vitisë.

UBT

Një informatë rreth fillimit të procesit mësimor, renovimet nëpër shkolla, plotësimin e kuadrit arsimor, etj, i ka paraqitur drejtori i Arsimit në Viti Qahil Sinani.

Ai ka theksuar se mësimi ka startuar më 1 shtator në të gjitha shkollat përpos në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti dhe Pozheran, ku mësimi ka nisur me një javë vonesë për shkak të riparimeve që janë bërë në këto objekte./rajonipress/