KKVITI

Të përçarë, në zgjedhje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kosova dhe Shqipëria kanë dështuar të unifikojnë faktorin politik shqiptar në Luginën e Preshevës për të garuar në zgjedhjet parlamentare të Serbisë. Kështu, shqiptarët po humbin ulëse deputetësh në Beograd.

Qytetarët e tri komunave shqiptare në Luginë, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, sot do t’u drejtohen pikave të votimit, për të zgjedhur udhëheqësit e tyre komunalë. Por, ata do të mund të votojnë edhe në zgjedhjet parlamentare, ndonëse në këto të fundit po merr pjesë vetëm Partia për Veprim Demokratik (PVD).

Këta të fundit, thonë se kanë synuar të garojnë në një listë të unifikuar të shqiptarëve për Parlamentin e Serbisë, me ç’rast do të fitoheshin së paku tri ulëse.

HW

Por, duke mos arritur të merren vesh me subjektet tjera politike, PVD-ja ka vendosur që të garojë e vetme për parlamentin e Serbisë.

Ndërkaq, një subjekt i ri politik – Alternativa për Ndryshime, synon të ndryshojë strukturën politike në Preshevë, ndonëse ky subjekt nuk ka arritur të përgatitet për zgjedhjet parlamentare e as të zgjerojë strukturat e saj në dy komunat tjera, Bujanoc dhe Medvegjë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.