UBT

Të pavendosur për Kadri Veselin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Koalicioni PAN ende nuk ka vendosur se kush do të jetë kandidat për kryeparlamentar. PDK-ja, së cilës i takon kjo pozitë, ende nuk e ka bërë të qartë nëse Kadri Veseli do të jetë kandidati i tyre për këtë pozitë të lartë shtetërore, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ndonëse sipas aktgjykimit të nxjerrë nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2014 posti i kryetarit të Kuvendit i takon koalicionit ose partisë fituese të zgjedhjeve (në këtë rast, koalicionit PDK-AAK-Nisma), ky i fundit ende nuk ka vendosur se kë do ta ketë kandidat për këtë pozitë.

Emri më i lakuar për këtë pozitë është i shefit të PDK-së Kadri Veselit, i cili në mandatin e fundit të Kuvendit ka qenë në krye të këtij institucioni, shkruan tutuje Gazeta “Zëri”.

Përfaqësues të koalicionit më të madh PDK-AAK-Nisma pohojnë se pozita e të parit të Kuvendit i takon PDK-së, porse ende nuk është caktuar se kush do të jetë aty.

Eco Higjiena

LEXO EDHE: Rinumërimi rrëzoi ministrat

Nga ana tjetër, partnerët e PDK-së në koalicion konfirmojnë se do ta mbështesin cilindo kandidat për kryetar të Kuvendit, qoftë ai edhe Kadri Veseli.

Kurse dy partitë e tjera, LVV-ja e LDK-ja, duke mos saktësuar nëse do ta votojnë apo jo një kandidat nga PAN-i, kanë thënë se nuk e mbështesin konceptin politik të këtij koalicioni.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.