GRANDEMALL

Të pasurit bëhen edhe më të pasur

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

New York – Revista “Forbes” thotë se në vitin 2012 të pasurit kryesisht janë bërë edhe më të pasur, meqë vlera neto e listës së 241 anëtarëve është rritur, ndërsa pasuria e 66-ve sish ka rënë.

Bashkëhemeluesi i Microsoftit, Bill Gates, mbetet amerikani më i pasur, tash 19 vjet renditet i pari në listën e të 400-ve të Forbes . Asetet neto të Bill Gajts vlejnë 66 miliardë dollarë.

Vendin e dytë në listën e përpiluar nga revista amerikane e biznesit “Forbes”, përsëri e mori kreu i kompanisë “Berkshire Hathaway”, Warren Buffett, me 46 miliardë dollarë, dhe pozitën e tretë e mbajti bashkëthemeluesi i IT “Oracle”, Larry Ellison , “i rëndë” 41 miliardë dollarë, njoftoi Associated Press.

Në vijim janë vëllezërit Charles dhe David Koch, bashkëpronarët e “Koh indastriz”, e cila merret me përpunimin e naftës, pasuria e të cilëve u vlerësua në 31 miliardë dollarë.

Disa anëtarë të familjes Walton, themeluesit të zinxhirit të shitjes me pakicë, “Wal-Mart”, ka avancuar në listën e 10 amerikanëve më të pasur, nga e cila kanë rënë investitori George Soros, dhe themeluesi i kazinove “Las Vegas Sands Corp”, Sheldon Adelson.

Kryetari i Bashkisë së New Yorkut dhe themelues i “Bloomberg”, Michael Bloomberg, është përsëri në mesin e 10 amerikanëve më të pasur, me një vlerë neto të llogaritur prej 25 miliardë dollarësh.

Themeluesi i kompanisë “Zinga”, prodhuesit të video lojërave për rrjetet sociale, Mark Pincus, dhe themeluesi i internetit për të shitur kuponat në internet “Grupon”, Erik Lefkofski, nuk janë më në listë.

Mobi Casa

Themeluesi i “Facebook”, Mark Zakerberg, ende rangohet në listën e të pasurve, por është humbësi më i madh në mesin e pasanikëve amerikanë, meqë dalja e këtij rrjeti sociale në tregun e aksioneve, në maj, rezultoi me një rënie të madhe të vlerës së kompanisë.

Zakerberg ra në pozitën e 36-të nga e 14-ta, që e kishte në listë.

Megjithatë, edhe pse ka humbur më shumë para se që fitoojnë shumica e njerëzve gjatë jetës, pasuria e tij vlerësohet ende në 9,4 miliardë dollarë, njoftoi “Forbes”.

Në listën e “Forbes” janë 45 gra, në krahasim me 42 në vitin e kaluar, duke përfshirë moderatoren televizive Oprah Winfrey, e cila zë vendin e 151-të.

Top-lista e dhjetë amerikanëve më të pasur të “Forbes 400”:

1. Bill Gates, 66 miliardë $
2. Warren Buffett, 46 miliardë $
3. Larry Ellison, 41 miliardë $
4. Charles Koch, 31 miliardë $
5. David Koch, 31 miliardë $
6. Christie Walton dhe familja, 27,9 miliardë $
7. Jim Walton, 26,8 miliardë $
8. Alice Walton, 26.3 miliardë $
9. S. Robson Walton, 26,1 miliardë $
10. Michael Bloomberg, 25 miliardë $

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.