Fundamenti

Të pasigurt për Veselin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Dje ka nisur regjistrimi i përfaqësuesve të rinj të popullit në legjislaturën e gjashtë, proces ky i cili do të zgjasë tri ditë. Qysh ditën e parë deputetët “e rinj” të “Vetëvendosjes” dhe të koalicionit LAA kanë thënë se nuk do ta votojnë kryetarin e Parlamentit nëse ai do të jetë Kadri Veseli. E nga koalicioni PAN vazhdon përsëritja: “I kemi numrat!”, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Në ditën e parë të regjistrimit të deputetëve të legjislaturës së gjashtë për koalicionin PAN është verifikuar edhe një tjetër problem.

Para se të shkohet te formimi i Qeverisë, më 3 gusht, koalicioni fitues i dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit do të sfidohet edhe në konstituimin e Kuvendit nëse i nominuari i tyre do të jetë Kadri Veseli.

“Heshtazi” përfaqësuesit e këtij koalicioni e kanë lënë të kuptohet se lideri i PDK-së do të jetë dhe i takon nominimi për kryeparlamentar megjithëse zyrtarisht ende nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë.

Hidromorava

Por këtë fakt nuk e kanë mirëpritur deputetët e lëvizjes “Vetëvendosje” dhe të koalicionit LAA, shkruan tutuje “Zëri”.

Ata kanë thënë prerazi se nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryeparlamentar. Sipas tyre, PAN-i duhet ta gjejë një kandidat tjetër në mënyrë që të hapet rruga drejt bërjes së Qeverisë nga po këto dy blloqe, LVV-ja e LAA-ja.

Se do të kenë vështirësi për ta zgjedhur Veselin kryeparlamentar vlerësojnë edhe analistët politikë.

Sipas tyre, dëshmi që nuk i kanë votat është edhe zvarritja e seancës deri më tash.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.