FIDANISHTJA

Të parët për varfëri

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore, kosovarët mbesin më të varfrit në rajon. Të ardhurat për kokë banori ende janë larg vendeve tjera.

Kosovarët vazhdojnë të jenë më të varfrit e rajonit. Të ardhurat për kokë banori në Kosovë mbeten më të ulëtat në rajon. Kështu u tha në raportin e rregullt të Bankës Botërore të publikuar sot për ekonominë në Evropën Juglindore.

Agim Demukaj, ekonomist në Bankën Botërore, tha se fatkeqësisht nuk ka ndërruar për të mirë ambienti ekonomik në botë dhe në Evropë, në mënyrë që Kosova të përfitojë më shumë. Ai tha se rritja ekonomike në Kosovë pritet të jetë më e lartë në rajonin e Evropës Juglindore.

”Bruto prodhimi vendor më i ulët për kokë banori në rajon është diku 37 apo 38% më i ulët sesa në Shqipëri që është e dyta, pra kosovarët ende mbesin njerëzit më të varfër në rajon dhe në Evropë. Papunësia dhe varfëria mbeten, siç e patë edhe në prezantimet e deritanishme të kolegëve tanë, të larta edhe pse raportet e fundit të varfërisë që kanë rezultuar para disa dite nga Agjensioni Statistikor i Kosovës tregojnë një rënie të vogël, mirëpo ende nuk është e mjaftueshme”, ka thënë Demukaj.

Mobi Casa

Ai ka shtuar se prodhimi vendor është një prej shkaktarëve pse Kosova është e ndjeshme sa u përket eksporteve, për arsye nuk ka mbërri të integrohet me Bashkësinë Evropiane apo me rajonin aq shumë sa dhe mbetet një ambient i dobët afarist, me gjithë përmirësimet që janë bërë kohëve të fundit. Demukaj bëri të ditur se eksporti i mallrave praqet një rënie prej 18%.

Ai gjithashtu shtoi se Kosova është një treg i vogël, i cili ende nuk është konsoliduar. Mirëpo, sipas tij, e mira e Kosovës është se ka një diasporë stabile.

“Investimet e huaja direkte janë relativisht të larta, duke marrë parasysh që Kosova nuk ka qenë ende në hartën e investitorëve të mëdhenj. Është treg i vogël. Është treg që ende është duke u konsolidu. Ka një diasporë stabile në vendet e Bashkësisë Evropiane, që për fatin e mirë të Kosovës deri tash kanë qenë ata që kanë performu mirë një pjesë krizën që e ka kap eurozonën dhe për këtë shkak edhe ekonomia është mbrojtur nga zhvillimet në eurozonë”.

Ndryshe, sipas raportit Bankës Botërore, ekonomitë e kombinuara të gjashtë vendeve në Evropën Juglindore do të pësojnë rënie prej 0.6 për qind në vitin 2012 dhe do të përballen me rreziqe të vështira në vitin 2013, me një rritje të parashikuar ekonomike prej 1.6 për qind, thotë një raport i ri i Bankës Botërore Raporti i rregullt ekonomik për Evropën Juglindore i publikuar sot.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.