RCCOLA

Të ngritët një fond për rregullimin e automjeteve të prishura nga gropat në Gjilan

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Në seancat e ardhshme do të procedoj kërkesën për një fond komunal si dëmshpërblim për automjetet e prishura të qytetarëve si pasojë e rrugëve plot gropa, të cilat po nisen e nuk po përfundojnë kurrë ka shkruar Kushtrim Kadriu.

Qytetarët gjilanas ditëve të fundit kanë vërshuar me reagime e komente nga më të ndryshmet për rrugët e dëmtuara dhe me gropa shumë dhe për vonesën ekstreme të punimeve në dy daljet e Gjilanit në drejtim të Bujanocit dhe Ferizajit.

Madje kudo nëpër komente janë krijuar edhe nofkat e stilit:”Albin Gropa”, “Liburn Gropa” dhe janë paraparë edhe protesta.

Hidromorava

E kushtrim Kadriu asamblist ka dhënë një propozim që të ngritët një fond për rregullimin e automjeteve të prishura nga gropat në Gjilan.

“Është e papranueshme që sa herë të hysh apo të dalësh nga Gjilani të të shkunden dritat, a të të prishen amortizerët, krejt kjo për shkak të neglizhencës dhe të papërgjegjshmërisë epike të komunës dhe qeverisë. Do të propozoj krijimin e një ndihme ekonomike për mbulimin e dëmeve që u janë bërë makinave të qytetarëve nga stërzgjatja e punimeve në rrugë” ka shkruar Kushtrim Kadriu./rajonipress/