Fundamenti

Të ngjallen fshatrat e braktisura të Malësisë së Bujanocit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Banorët e Malësisë së Bujanocit, të interesuar ta ndihmojnë takimin e Vendlindjes të tre gushtit në Zarbicë dhe asfaltimin e rrugës Muhoc – Zarbicë.

Këshilli Organizues për mbajtjen e takimeve të vendlindjes në Zarbicë, mbajti takim me bashkatdhetarët nga Malësia e Bujanocit.

Edhe pse pjesëmarrja ishte vogël, u bisedua me përkushtim për problemet e fshatrave të braktisura të Malësisë së Bujanocit, domosdoshmëria e mbajtjes së Takimeve të vendlindjes në Zarbicë si dhe mundësia e asfaltimit të rrugës prej Muhocit deri në Zarbicë.

Sejdulla Kadriu duke iu falënderuar të gjithë pjesëmarrësit e këtij takimi dhe duke ju shpreh mirëseardhje në vendlindjet e tyre të gjithë bashkatdhetarëve para të pranishmëve shpjegoi qëllimin e mbajtjes së këtij takimi. Po ashtu u tha se mërgimi është një plagë e rëndë, por këtë plagë të hidhur, jeta e vështirë, pushtetet antishqiptare, dhe në fund dëbimi me dhunë nga vendlindja jonë na e kanë shtuar edhe më shumë.

Trojet tona stërgjyshore, fshatrat e Malësisë së Bujanocit dhe të brezit kufitar në Karadak në kohën e pushtetit gjenocidial të Millosheviqit, gjegjësisht në qershorin e vitit 1999, përjetuan dëbimin masiv dhe, por ne atje kemi tokat tona, varret e të parëve tanë dhe asnjëherë nuk guxojmë t’i harrojmë e t’i lëmë në fatin e të tjerëve. Prandaj, është mirë që të investohet atje, të shikohet mundësia e kthimit ë atyre që dëshirojnë të jetojnë atje, ngase aty kemi pasuri të mjaftueshme për të krijuar jetesë të mirë.

United Hospital

Reshat Sylejmani u fokusua në punët që është duke i bërë Këshilli Organizues për mbajtjen e takimit të vendlindjes në Zarbicë dhe mundësinë e përkrahjes së këtij takimi nga të gjithë.

Të pranishmit shprehën gatishmërinë që ta ndihmojnë takimin e Vendlindjes me mjete financiare, sikurse edhe asfaltimin e rrugës prej Muhoci në Zarbicë.

Hasan Meta, Naim Limani të cilët ishin të pranishëm, pastaj kompania “Tali” Eshtref Shabani Fatmir Sherifi të cilët nuk ishin të pranishëm në takim përveç ndihmës financiare për takim të vendlindjes në pagesat e autobusëve mjeteve tjera financiare kanë premtuar se do ta ndihmojnë me mjete financiare edhe asfaltimin e rrugës.

Bejtulla Abdullahu nga Suharrna tha se ne tërë jetën, mundin dhe djersën e kemi lënë atje, prandaj edhe sot është mirë ta ndihmojmë atë vend. Edhe Xhavit Sylejmani tha se baza jonë është atje dhe lidhjen me vendlindjet tona nuk bën t’i ndërpresim.

Në këtë takim u bisedua edhe për shumë probleme tjera që kanë banorët e Malësisë së Bujanocit, si qarkullimi i lirë në pikën kufitare në Muhoc, infrastruktura rrugore, siguria etj thuhet në njoftimin e përgatitur nga sektori për Informim i Këshillit Organizues për takimin e Vendlindjes Zarbica 2014 – Ismet Tafili./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.