FIDANISHTJA

Të ndihmuarit ul shtypjen e gjakut

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ndihma e ofruar për të tjerët mund të reduktojë rrezikun nga krijimi i shtypjes së lartë të gjakut tek të rriturit për madje 40 për qind, zbulojnë shkencëtarët amerikanë.

Duke u ndihmuar të tjerëve ndihmoni veten. Sipas hulumtimit, rreziku nga krijimi i shtypjes së lartë të gjakut zvogëlohet konsiderueshëm gjatë ndihmesës të tjerëve për shkak të veprimit pozitiv në shëndetin psikik, transmeton koha.net.

“Çdo ditë kuptojmë ndonjë gjë të re për atë së si shprehitë e pashëndetshme jetësore, siç janë ushqimi i pashëndetshëm dhe mungesa e ushtrimeve ndikojnë në shëndet,” ka deklaruar prof. Rodlescia Sneed dhe ka shtuar se si “me këtë hulumtim kemi dëshmuar që vetëm vullneti i mirë është i nevojshëm për ta përmirësuar shëndetin.”

Në hulumtim kanë marrë pjesë 1164 persona në moshën prej 51 deri 91 vjet. Hulumtimi ka zgjatur 4 vjet, ndërsa disa pjesëmarrës gjatë vitit kanë punuar deri 200 orë për bamirësi.

Uji Dea

Rezultatet e hulumtimi kanë treguar që personat të cilët kanë punuar për bamirësi, kanë për madje 40 për qind rrezik më të vogël nga krijimi i shtypjes së lartë të gjakut, në krahasim me personat që nuk kanë punuar në bamirësi.

Hulumtimet e mëhershme kanë treguar që ndihmesa redukton rrezikun nga krijimi i depresionit, ulë nivelin e hormonit të stresit dhe nxit disponimin e mirë, ndërsa shkencëtarët besojnë që arsyeja kryesore është ndërveprimi social dhe rritja e ndjenjës së vlerës së individit në shoqëri.

Duke u plakur njerëzit janë më të prirë për ta reduktuar ndërveprimin social, ndërsa pjesëmarrja në punën vullnetare bamirëse veçanërisht për të pensionuarit mund të jetë mënyrë e shkëlqyeshme e mbajtjes së ndjenjës së përkatësisë ndonjë grupi të njerëzve.

“Kur personat kanë ndenjën e përkatësisë në ndonjë grup shoqëror është më i vogël rreziku nga krijimi i depresionit, i cili mund të ketë efekt negativ në shëndetin e zemrës dhe sistemit të qarkullimit të gjakut,” ka theksuar prof. Sneed.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.