Fundamenti

Të ndihmohet profesionalisht Qendra e Mjekësisë Familjare në Zhegër

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Iniciativa Qytetare e Zhegrës, ka marrë një vendim që tua drejtoj kërkesat me shkrim, një nga një, të gjithë faktorëve të institucioneve publike dhe private që me punën e tyre, ndikojnë në përmirësimin e kushteve dhe jetës së përditshme të qytetarëve.

Ruhan Kurteshi nga IQZH i ka bërë një kërkesë drejtorisë së shëndetësisë që të bëjë përpjekje dhe të gjej mënyrat më të mira për adaptimin e orarit të punës si dhe zgjerimin e shërbimeve në këtë Qendër.

Në konsultimet që ka pasur Iniciativa, vjen në përfundim se Qendra e Mjekësisë Familjare në Zhegër ka nevoja të mëdha për këto shërbime :

GRANDEMALL

1. Mjekësia Familjare (7 ditë në javë, 08h00 – 24h00)
2. Stomatologjia (orar i plotë)
3. Otorinolaringologjia (dy herë në javë)
4. Gjinekologjia (dy herë në javë)
5. Pediatria (dy herë në javë)
6. Laborator (për analiza)
7. Barnatore
8. Autoambulancë

Kurteshi tha se jemi të bindur, se do të çmohet iniciativa e drejtorisë së shëndetësisë , pasi që kjo drejtori më së miri mund t`i vlerësoj nevojat e banorëve të Zhegrës me rrethinë, duke i marr parasysh rrethanat, por më tepër kushtet me të cilat ballafaqohen banorët e kësaj ane.

Me numrin e madh të banorëve (me mese 9.000 banorë, Zhegra me rrethinë) dhe numrin e madh të nxënësve që kanë nevojë për konsultime të rregullta shëndetësore, shërbimet e kërkuara janë një minimum i nevojave për këtë qendër./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.