HW

Të ndarë edhe në Berlin e në Bratislavë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Dy krerët institucionalë të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, nuk po arrijnë të gjejnë një gjuhë të përbashkët sa i përket çështjes së kufijve. Të ndarë në qëndrime Thaçi e Haradinaj po paraqiten edhe në takimet që po i realizojnë me ndërkombëtarët, shkruan gazeta “Zëri”.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj po vazhdojnë të kenë qëndrime krejtësisht të kundërta sa i përket të ardhmes së dialogut, respektivisht përmbajtjes së marrëveshjes finale Kosovë – Serbi.

FIDANISHTJA

Derisa shefi i ekzekutivit përsëriti edhe një herë, pas takimit që pati dje me kancelaren gjermane Angela Merkel, se marrëveshja përmbyllëse mes dy vendeve duhet të arrihet në kufijtë ekzistues, kreu i shtetit nuk po resht së insistuari në jetësimin e projektit për korrigjim të kufijve. Gjatë ditës së djeshme, pak para se të nisej për në Bratislavë, ku do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga “GlobSec”, Thaçi la të nënkuptohet se edhe në Sllovaki do ta ngrejë çështjen e korrigjimit të kufijve, shkruan gazeta “Zëri”.

Në këtë konferencë, që do të mbahet sot, i pranishëm do të jetë edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se mosunifikimi i qëndrimeve mes liderëve institucionalë detyrimisht e dëmton pozicionin e Kosovës si në procesin dialogues, ashtu edhe në prezantim të përgjithshëm të vendit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.