Uji Dea

Të ndalohen pazaret e rrezikshme të Presidentit

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Nga Hafiz Gagica – Meqë tek ne shqiptarët çudirat, gati të të gjitha llojeve nuk po marrin fund, reagimet e shumta po na imponohen, jo si dëshirë për të kritikuar dikë, por si refleks i natyrshëm kundër çdo lloj rreziku që mund t’i kanoset Kosovës, sidomos nga bartësit institucionalë dhe shtetërorë të saj, siç është rasti me pazaret territoriale të njeriut të parë të vendit!

Është për t’u habitur, madje mezi e kapshme, rënia dhe ngritja e amplitudave “Pro-et-Contra” amerikane e të parit të vendit, i cili sa herë që do të niset për SHBA si dhe gjatë qëndrimit atje, i thur lëvdata Amerikës, por posa kthehet në Kosovë, me deklarata tjera, bie në kundërshtim me atë që e ka konsideruar si “pozitive” në politikën pragmatike dhe miqësore amerikane ndaj Kosovës!

Pikërisht i pari i vendit, me dorën e vet gjatë shumë viteve të sundimit të tij në shoqërinë kosovare e ka mbjellë korrupsionin, përçarjet, dallimet regjionale, despotizmin, sidomos brenda dhe jashtë institucioneve të Republikës së Kosovës, duke i bërë reparte personale ato. Tani nga ky fron i pushtetshëm, për interesa të veta, ka marrë flamurin e nxjerrjes në pazar hapësira tokash kosovare, duke rrezikuar ta sjellë në pozitën zero bërjen e shtetit të Kosovës. Shenjat e para të flamurtarit të tillë kosovar të Hashim Thaqit, ndër të tjera, janë edhe tërheqjet e mbi 10 vendeve nga njohja e shtetësisë sonë.

Retorika e tij politike që përsëritet demagogji bajate, e cekët me muaj po ushtron dhunë mbi hapësirën kosovare dhe shqiptare, ka krijuar shqetësim dhe psihozë acaruese në masë. Tezat – Pro dhe kundra SHBA, nevoja për tu ndarë e pastai për tu bërë fqinjë të mirë me Serbinë, të cilave u jep veshje të ndryshme nga dita në ditë, janë letra të dala boje me të cilat synon t’a hutojë popullin.

Eco Higjiena

Për të mos e zgjatur edhe pse asgjë transparente nga takimet me më të mëdhenjve burra të botës (që nga Putini e poshtë), tani janë të qarta objeksionet Thaçi-Vuçiq, është koha të ndalohet yryshti i këtij Presidenti.

Ma merr mendja se është pritshmëri e shumicës së popullit të shqetësuar për të ndërmarrë nisma kushtetuese për ta ndaluar këtë yrysh.

Ngase, Kosova është shtet sovran i popullit të Kosovës, ajo nuk është pronë e asnjërit politikan dhe individ, i cili merr guximin të luajë me fatin e saj dhe të një kombi të tërë!/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.