Fundamenti

Të ndalen pazaret, presidentin ta zgjedhë populli

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Politikanët duhet t’i rikthehen ndryshimit të Kushtetutës. Kreu i shtetit duhet të jetë figurë e papërlyer dhe unifikuese

Pazaret për presidentin ndikojnë në bllokada politike, në paqartësi e gjithfarë prapaskenash, prandaj zgjedhja e presidentit direkt nga vota e qytetarëve do ishte një shpresë për demokraci më të madhe dhe gjithashtu roli i presidentit si ‘unifikues i popullit’ do ishte më i realizueshëm, sepse populli do vendoste para përgjegjësisë të parin e shtetit

Posti i presidentit të Kosovës po vazhdon të jetë pjesë e pazareve ndërmjet partive politike, kurse ky post sipas Kushtetutës duhet të ushtrohet nga një person, i cili pas zgjedhjes nuk mund të ushtrojë asnjë funksion në parti politike.

FIDANISHTJA

Rasti i zgjedhjes së Atifete Jahjagës në krye të vendit është mjaft i veçantë, pasi u zgjodh për herë të parë një person që nuk vinte nga politika, por me ndërhyrjen e Ambasadës amerikane. Si kandidate konsensuale, ajo mori votat e nevojshme në Parlamentin e Kosovës nga të zgjedhurit e popullit.

Sot jemi dëshmitarë se ky post është një nga pazaret e radhës sipas marrëveshjes PDK-LDK, ku Hashim Thaçi i ofroi karrigen e kryeministrit Mustafës, e në këmbim pritet të pasojë Jahjagën në Presidencë. Por, askush nuk mund të jetë i sigurt në këtë skenar për shkak të krizës politikë në vend. Pazaret për presidentin ndikojnë në bllokada politike, në paqartësi e gjithfarë prapaskenash, prandaj zgjedhja e presidentit direkt nga vota e qytetarëve do ishte një shpresë për demokraci më të madhe dhe gjithashtu roli i presidentit si ”unifikues i popullit” do ishte më i realizueshëm, sepse populli do vendoste para përgjegjësisë presidentin./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.