Uji Dea

Të mos heshten ngacmimet seksuale në UP

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Rektorati ka kërkuar nga studentet që të mos hezitojnë dhe t’i raportojnë profesorët që i ngacmojnë seksualisht. Parlamenti Studentor ka kërkuar ndëshkim të profesorëve.

Universiteti i Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” ka vendosur ta suspendojë profesorin e Fakultetit të Edukimit, Rexhep Osmani, derisa të sqarohet akuza ndaj tij për ngacmim seksual ndaj studentes. Drejtues të Universitetit i kanë bërë thirrje çdo studenteje, e cila mund të jetë pre e ngacmimit seksual nga ana e profesorit ta paraqesë rastin në Rektorat.

HW

Ndërsa, Parlamenti Studentor ka bërë të ditur se ky nuk është i vetmi rast që ka ndodhur, por ka konstatuar se studentet hezitojnë t’i raportojnë rastet e tilla ose kanë frikë nga ndëshkimi, hakmarrja e kryesve të këtyre veprave të shëmtuara.

Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar në UP, Afrim Hoti, ka thënë për “Zërin” se Osmani nuk do të dalë para organeve tjera të Universitetit për masa të tjera disiplinore, pasi që ka sqaruar se ai nuk ka qenë në marrëdhënie të rregullt pune me UP-në, por bashkëpunëtor i jashtëm dhe profesor i pensionuar. “Në kuptimin juridik nuk ka asnjë konsekuencë, nuk ka efekte juridike në mes Universitetit dhe një personi që nuk ka kontratë të rregullt”, ka bërë të ditur Hoti./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.