Hidromorava

Të mobilizohemi kundër dukurisë së përhapjes së Zjarreve në stinën e verës

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, në vazhdën e implementimit të detyrave në kuadër të strategjisë së integruar policimit në bashkësi Njësia e Policisë Komunitet, stacioni policor në Gjilan në bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim ,Drejtorinë e Bujqësisë dhe Zjarrfikësit sot me 23.06.2023 në shkollën fillore “Vatra e Diturisë“ në fshatin Livoq i Epërm është realizuar një ushtrim (aktivitet) për “Parandalimin e Zjarreve”.

Në bashkëpunim me drejtorin e kësaj shkolle pjesëmarrës ne këtë aktivitet kanë qene te gjithë nxënësit e kësaj shkolle nga klasa V-IX .

Gjate këtij aktiviteti nxënësit janë njoftuar nga institucionet përgjegjëse si Policia, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim si dhe Zjarrfikësit për rolin e këtyre institucioneve në parandalim dhe trajtimin e rasteve te zjarreve pasi që jemi në sezonin verore dhe mund te kemi paraqitje te rasteve te tilla.

Uji Dea

Po ashtu janë bërë edhe demonstrime të reagimeve në rastet e këtyre dukurive, nxënësit dhe të pranishmit janë njoftuar mbi bazën ligjore për personat qe ndezin zjarre dhe shkaktojnë rrezik të përgjithshëm.

Ky aktivitet është mirëprit nga ana e të gjithë pjesëmarrësve.
Policia e Kosovës punon dhe vepron për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/