Fundamenti

Të miturit që plagosi me skallper vitiasin i jepen një muaj arrest shtëpiak

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Një gjyqtar i procedurës paraprake të Departamentit për të Mitur të Gjykatës Themelore në Gjilan, ka urdhëruar mbajtjen në arrest shtëpiak për të miturin L. M., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

I pandehuri L. M., shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se ka kryer dy vepra penale: lëndim i lehtë trupor dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Fundamenti

Dyshohet se i mituri me datën 28.01.2015, rreth orës 17.35, në rrugën “Dëshmorët e Vitisë” në Komunën e Vitisë, për motive të pa qarta, me skallper godet nga mbrapa të dëmtuarin V. I., në pjesën e pasme të shpinës, saktësisht në mes të shpatullave, duke i shkaktuar lëndime, ku si pasoj e plagëve viktima dërgohet në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Viti, e më pas në Qendrën Emergjente në Gjilan.

I pandehuri në procedurë penale gëzon të drejtën e kontestimit të urdhrit për arrest shtëpiak të nxjerrë nga gjyqtari i procedurës paraprake./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.