United Hospital

Të mirat e lëngjeve të perimeve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Është e vërtetë se lëngjet e perimeve janë më të nevojshme sesa ato të frutave, sepse ato nuk kanë fruktozë (të paktën jo në të njëjtën sasi).

Ja se cilat janë përfitimet e lëngjeve të perimeve dhe cilat janë disa prej të cilave duhen përdorur në dietën tuaj ditore:

1. Lëngjet që merren nga perimet jeshile përmbajnë klorofil, i cili është shumë efektiv në realizmin e procedurave të detoksifikimit. Klorofili e bën trupin tonë më të fortë, pastron mëlçinë dhe ndihmon në zhvillimin e qelizave të gjakut, shkruan “Zëri”.

Kjo është e vërtetuar nga shumë studime, të cilat shtojnë se ai ndihmon dhe në zhdukjen e kancerit.

2. Lëngjet e perimeve ndihmojnë gjithashtu në pastrimin e organeve nga toksinat e ndryshme dhe papastërtitë e tjera.

Mobi Casa

3. Ato përbëjnë një burim të shkëlqyer të vitaminave, mineraleve, enzimave dhe lëndëve ushqyese.

4. Lëngjet e perimeve përmbajnë shumë hormone natyrale, substance të mira dhe antibiotikë. Për shembull, disa hormone që i nevojiten pankreasit për të prodhuar insulinë ndodhen në lëngjet e kastravecit dhe qepës, ndërsa lëngjet e domateve dhe rrepkave përmbajnë antibiotikë.

5. Ato gjithashtu përmbajnë kalcium, kalium, dhe silic, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e një balance biokimike duke parandaluar plakjen e qelizave apo zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme.

Lëng selinoje

Është i pasur me natrium, kalium, kalcium, fosfor, vitaminë B, vitaminë A dhe C, si dhe acid folik. Me pak fjalë, është perfekt për ata që janë duke mbajtur një dietë dhe ata që punojnë shumë. /ZËRI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.