Uji Dea

Të mirat e konsumit të çajrave

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Për shekuj, në Kinë, cajrat janë vlerësuar shumë dhe fal tyre kanë nxjerrë në pah edhe të mira për shëndetin.

Çajin e njohim nga nuhatja, aroma e tij mund të jetë e pastër , e ëmbël apo delikate. Të gjithë ato aroma të mrekullueshme mund të na çojnë në një vend paqeje dhe qetësie. Çaji është një “terapi në filxhan”, ai na lejon të relaksohemi, për ta vlerësuar vërtet duhet ta pëlqejmë, në pak çaste idetë bëhen më të qarta, jemi vetëm ne, mendimet tona dhe magjia e një filxhani çaj. Por çaji është vetëm kënaqësi?

Për fat të mirë, çaji nuk është vetëm i pëlqyeshëm, por na bën edhe mirë. Për shekuj, në Kinë, çajat janë vlerësuar shumë dhe fal tyre kanë nxjerrë në pah edhe të mira për shëndetin.

Mobi Casa

Shkencëtarët e të gjithë botës kanë studiuar dhe ekzaminuar gjethet e tyre dhe tashmë mendojnë se kanë gjetur disa “përse” që e bëjnë këtë pije të thjeshtë kaq të fuqishme. Çaji është i shëndetshëm për kockat dhe dhembet.

Është zbuluar që përbërja e tyre kimike parandalon kancerin, ndihmojnë për të stabilizuar diabetin dhe parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare, gjithashtu bëjnë lëkurën më të bukur dhe më të shëndetshme.

Çaji më i mirë është klasifikuar ai që vjen nga gjethja e përpunuar e Camellia Sinensis, çaji jeshil. Çaji jeshil është dhe një përbërës i mrekullueshëm në kuzhine. I jep shije ushqimeve të marinuara dhe salcave të ndryshme.