Fundamenti

Të mërkurën shumë kompani e biznese do të protestojnë në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në një njoftim të diskontit “Vullneti” në Gjilan thuhet se nesër më datën 08.07.2020, në ora 14:00, në Gjilan, i gjithë stafi i biznesit tonë do të marrin pjesë në protestë në përkrahje të të gjithë gastronomëve të regjionit tonë. Ne jemi tejet të dëmtuar nga vendimet e shtetit, ndërsa deri më tani nuk kemi përfituar “Asnjë cent të vetëm nga shteti”, kurse në anën tjetër, biznesi jonë ka pësuar dëme shumë të mëdha gjatë këtyre muajve të pandemise

Postimi i plotë

Mobi Casa

NJOFTIM PËR PJESËMARRJE NË PROTESTË!!!
I njoftojmë të gjithë klientët dhe bashkëpunëtorët tanë, se nesër më datën 08.07.2020, në ora 14:00, në Gjilan, i gjithë stafi i biznesit tonë do të marrin pjesë në protestë në përkrahje të të gjithë gastronomëve të regjionit tonë.
Ne jemi tejet të dëmtuar nga vendimet e shtetit, ndërsa deri më tani nuk kemi përfituar “ASNJË CENT TË VETËM NGA SHTETI”, kurse në anën tjetër, biznesi jonë ka pësuar dëme shumë të mëdha gjatë këtyre muajve të pandemisë për shkak të rënies së shitjes dhe skadimit të afatit të produkteve.
Askujt prej zyrtarëve të shtetit nuk po i intereson fati i biznesit tonë, nga i cili varen drejtpërdrejtë më tepër se 10 familje në Komunën e Gjilanit dhe kjo është për keqardhje!
Ju faleminderit në mirëkuptim!
Stafi i Diskontit të pijeve “VULLNETI” – Gjilan