United Hospital

Të mërkurën rekomandimi, në qershor liberalizimi i vizave

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Komisioni Evropian përveç rekomandimit pozitiv rreth vizave për Kosovën, pritet që këtë të mërkurë të marrë vendim për futjen e saj në një bllok me Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Turqinë. Ndërsa, fundi i qershorit pritet të jetë fundi i izolimit për kosovarët.

Më 4 maj 2016 (të mërkurën) Komisioni Evropian pritet të marrë vendim që krahas Ukrainës dhe Gjeorgjisë të fusë edhe Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian.

UBT

Prestigjiozja “Reuters” shkruan se Kosova do të jetë shteti më i ri, i cili edhe zyrtarisht do të marrë lajmin pozitiv për lëvizjen e lirë në 26 vende anëtare të zonës Shengen. Megjithatë, pavarësisht rekomandimit pozitiv, Kosova do të duhet të presë përfundimin e procedurave teknike deri në lëvizjen e lirë për në zonën Shengen, të cilat mund të zgjasin deri në gjashtë muaj maksimalisht, shkruan sot gazeta ‘Zeri’.

Megjithatë, sipas të përditshmes britanike “DailyMail”, lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës nuk do të vonohet gjashtë muaj. Sipas kësaj të përditshmeje, në rast të aprovimit të vendimit për heqjen e vizave për Kosovën dhe Turqinë nga liderët evropianë, atëherë marrëveshja do të dërgohet për ratifikim në Parlamentin Evropian në fund të muajit qershor, kur edhe pritet që të hyjë në fuqi menjëherë. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.