Fundamenti

Të mërkurën nisë manifestimi “Ditët e Agimit 2013”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në Zhegër të Gjilanit, të mërkurën fillon manifestimi “Ditët e Agimit 2013”, që mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Qemajl Mustafa dhe në organizim të Drejtorisë Komunale për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe Këshillit Vendor në Zhegër, që i kushtohet heroit Agim Ramadani.

Ditën e parë, më 1 Maj, prej orës 9:00 mbahet turniri në futboll të vogël “Edhe me sport e kujtojmë Agimin”, ndërsa në orën 19:30 vijon me pjesën “Flakadanët në përkujtim të 114 dëshmorëve të betejës së Koshares”.

UBT

Më 2 Maj, në ora 10:00 zhvillohet gara në hendboll, ndërsa në ora 15:00 është Ora e madhe letrare “Muza e Agimit”.

Më 3 Maj, manifestimi hapet me kremtimin e ditës së shkollës në Zhegër dhe ditëlindjen e heroit Agim Ramadani (9:00), për të vazhduar me vendosjen e luleve te shtatorja e Agimit në Gjilan (10:00), programin e shkollës (12:00), krosin e lirisë (15:30), për t`u përmbyllur në ora 16:00 me tubimin qendror “I këndojmë Agimit”. /rajonipress/