UBT

Të martën Sesion Shkencor për Zonën Operative të Karadakut

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Më 17 shtator 2013, në sallën e teatrit të qytetit në Gjilan, nga ora 16:00, do të zhvillojë punimet e tij sesioni me temë qendrore “Zona Operative e Karadakut në luftën e UÇK-së”, të cilin e organizon Kuvendi Komunal i Gjilanit, nën kryesimin e Izmi Zeka, në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Gjilanit dhe Lidhjen e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Gjilan.

Naim Musliu e Fitim Rifati nga Këshilli Organizues njoftojnë se janë bërë të gjitha përgatitjet për realizimin e këtij sesioni.

Sipas tyre, në këtë sesion do të marrin pjesë studiues nga fusha e historisë, të cilët me paraqitjet e tyre do të shpalosin momente interesante që e kanë karakterizuar Zonën Operative të Karadakut, rolin dhe kontributin e saj në luftën e UÇK-së, organizimin e brendshëm dhe veprimet luftarake.

Mobi Casa

Me qasjen e tyre dokumentuese, studiuesit do t`i ofrojnë pjesëmarrësve argumente konkrete, përmes të cilave synohet të ndriçohen aspekte me rëndësi që kanë pasqyruar përgjithësisht periudhën e luftës në Kosovë gjatë viteve 1997-1999 dhe vendin e saj në historinë më të re të shqiptarëve.

Ky sesion organizohet për nderë të 17 Shtatorit, ditës së rivarrimit të dëshmorëve në Gjilan. /rajonipress/