Eko Higjiena

Të martën mblidhet Grupi Parlamentar i PDK-së: A po shtohet presioni për Gjykatën Speciale?!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nesër pritet që të mblidhet Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo do të jetë një mbledhje e rregullt, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që në të të diskutohet edhe për themelimin e Gjykatës Speciale.

“Do të jetë mbledhje e rregullt e Grupit parlamentar. Me gjasë do të diskutohet edhe për themelimin e Gjykatës Speciale”, ka thënë ky burim për Gazetën Blic.

Sipas këtij burimi brenda PDK-së, Hashim Thaçi edhe pas mbledhjes së fundit të GP të PDK-së, në të cilën mori pjesë edhe ai, nuk ka qëndruar duarkryq. Gjatë gjithë asaj kohe ka lobuar tek deputetët për votimin e Gjykatës Speciale.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, Gazeta Blic ka raportuar që PDK e ka një plan të ri sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale.

United Hospital

“Sipas të gjitha gjasave pritet që gjatë kësaj jave të riprocedohet në Kuvend amendamenti kushtetues, i cili do t’i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale. Me gjasë të premten do të mbahet seanca për votimin e Speciales”, ka thënë ky burim.

Gjithnjë sipas këtij burimi, sipas planit të menduar, mund të shkohet me thirrje të seancës së jashtëzakonshme nga ana e Kryeministrit.

“Nëse sot do të procedohej amendamenti kushtetues, deri të enjten do të ishte kohë shumë e gjatë, ku do të shtohej presioni në maksimum ndaj deputetëve dhe kësisoj do të vështirësohej edhe më shumë kalimi i Gjykatës Speciale”, ka thënë ky burim.

Ndërkaq, mediet kanë raportuar se SHBA sot ka ftuar në takim urgjent, Hashim Thaçin e Isa Mustafën, pikërisht për shkak të Gjykatës Speciale./ Gazeta Blic/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.