ARKATANA

Të liberalizuarit po na izolojnë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës që tashmë nuk po e votojnë Demarkacionin me Malin e Zi, kryesisht ata të lëvizjes “Vetëvendosje”, të cilët do t’i hapnin rrugën liberalizimit të vizave, kanë edhe pasaporta të shteteve tjera me të cilat mund të udhëtojnë lirshëm në Bashkimin Evropian, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pasaportë me të cilën mund të lëvizin lirshëm në Zonën Shengen kanë edhe deputetë nga radhët e pozitës e edhe të opozitës, por janë të gatshëm ta votojnë Marrëveshjen për Shënjimin e Kufirit.

Ndërsa deputetët e Listës Serbe, të cilët nuk e kanë votuar Demarkacionin thuhet se kanë pasaporta edhe të Serbisë.

Deputeti Milaim Zeka thotë për “Zërin” se ka pasaportë suedeze, por është i gatshëm ta votojë Demarkacionin.

Uji Dea

Ai kritikon deputetët e lëvizjes “Vetëvendosje” se nuk po e votojnë këtë marrëveshje ndonëse kanë pasaporta të tjera me të cilat mund të lëvizin lirshëm në BE.

“Nuk kam pasaportë të Kosovës, unë kam pasaportë të Suedisë. Shumica e ‘Vetëvendosjes’ kanë më shumë se një pasaportë. Unë mendoj që po tallen me qytetarët e Kosovës dhe po shesin patriotizëm. Kjo është tallje dhe ikje nga problemet reale të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Zeka.

Zëdhënësja e lëvizjes “Vetëvendosje”, Tinka Kurti, e pyetur nga gazeta “Zëri” se a kanë deputetët e “Vetëvendosjes” pasaporta të Shqipërisë dhe të shteteve tjera ka thënë se ata janë të pajisur me pasaportë të Shqipërisë, derisa nuk ka treguar nëse kanë ndonjë pasaportë tjetër të huaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.